×
  • Lajme
  • Lajme

    VV s’pret problem për presidentin, PDK s’ka votë për Osmanin e LDK në mëdyshje

    FrontOnline
    27 Shkurt 2021

    Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit nuk po pret probleme për zgjedhjen e presidentit të vendit. Partia e Albin Kurtit shprehet e bindur se subjektet tjera parlamentare nuk do të bëhen pengesë për formimin e institucioneve.

    Por Partia Demokratike e Kosovës thotë se nuk kanë vota për Vjosa Osmanin presidente.

    Ndërkohë ish bashkëpartiakët e kësaj të fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës shprehën në mëdyshje për vendimmarrjen që do ta kenë në momentin e zgjedhjes së presidentit.

    Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu thotë se humbësit e zgjedhjeve e kanë kuptuar mesazhin e qytetarëve dhe nuk do të bëhen pengesë për formimin e institucioneve.

    “Meqenëse rezultatet kanë qenë të qarta dhe kur e them këtë, për dallim prej secilit proces zgjedhor, ky proces zgjedhor ka rezultatet më të qarta në dy drejtime. E ka rezultatin e qartë se kush është tuesi dhe kush janë humbësit… Prandaj besoj që (PDK-LDK-AAK) e kanë kuptuar edhe rezultatin, edhe nevojën për reformë të brendshme për diskutim që shkakton një reformim të brendshëm. Për këtë besoj se ata nuk do të paraqesin asnjë pengesë për formimin e institucioneve, pasi ndonëse mund të tingëllojë paradokse, është për të mirën e tyre”, deklaron ai.

    Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi thotë se nuk kanë votë për Vjosa Osmani si presidente, pasi nuk dëshirojnë të bëhen patericë e asnjë partie tjetër politike.

    “Nuk besoj që Partia Demokratike e Kosovës është votuar nga mijëra qytetarë që të jetë patericë e partive tjera të cilat kanë tuar këto zgjedhje dhe po tregohen të paaftë për të zgjidhur këtë çështje. Ne jemi parti opozitare, si e tillë do të sillemi edhe në Kuvend…Partia Demokratike e Kosovës nuk ka votë për zonjën Osmani si presidente”, thotë ai.

    Naser Rugova nga LDK thotë se vendimin për votimin ose jo si presidente të Vjosa Osmanit duhet ta merr kryetari dhe kryesia e re e partisë. Megjithëkëtë, ai deklaron, se mbetet edhe në vullnetin e deputetëve të zgjedhur, pasi, sipas tij, të njëjtit mund t’ia bëjnë kuorumin Osmanit për t’u bërë e para e shtetit.

    “Këtë vendim duhet ta marrin kryetari dhe kryesia e re e partisë dhe jo kjo kryesi në ikje që na solli këtë debakël zgjedhor. Tjetra duhet ta vlerësojmë edhe vullnetin e deputetëve. Cila kryesi në një parti të tillë i detyron deputetët të marrin vendime këndej ose andej. Personalisht zonja Osmani ka shkuar mendoj në një parti politike më rivale me LDK-në. Ajo nëse pretendon të bëhet presidente, duhet të bisedojë me të gjitha paritë politike, duhet të afrojë konceptin dhe vizionin e saj dhe është përgjegjësi e tuesit të garës si do t’i bëjë numrat. Por unë mendoj që deputetët e LDK-së në qoftë se, disa nga ata e kanë zgjedhur Hashim Thaçin president, mos ta votojnë zonjën Osmani, por pse mos ta bëjnë kuorumin. Tek e fundit e kanë tuar garën dhe ne e kemi humbur zgjedhjet”, deklaron Rugova.

    KosovaPress ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, mirëpo të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm. Vjosa Osmani ka mandat deri më 5 maj të qëndrojë në zyrën e presidentit të vendit si ushtruese detyre, ndërsa procedurat për zgjedhjen e të parit të shtetit duhet të llojnë një muaj më herët, më 5 prill.

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme18 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim...
    Lajme18 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kërkuar që kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, të ftojë zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për llogaridhënie nëse ka...
    Lajme18 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se kadetët e Qendrës për Studime Universitare vizituan ekspozitën e hapur në rikujtim të 1,133...
    Të tjera
    Lajme18 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot është takuar me Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, me të cilin thotë se...
    Vip18 Shtator 2024
    Enca po e shijon kohën me të dashurin e saj. Ajo së fundmi ka postuar një fotografi në krahët e tij, teksa...
    Lajme18 Shtator 2024
    Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se janë ftuar katër deputetë të Kuvendit të Kosovës në Procesin e...
    Lajme18 Shtator 2024
    KFOR nga sot e deri në fund të tetorit do të nis stërvitjet provuese operative në Kosovë. Zyrtarët e Misionit të NATO-s...
    Sport18 Shtator 2024
    Klubi basketbollistik “Trepça” sot do ta nis kapitullin e ri në historinë e tyre. Me fillim nga ora 13:00 në “Gloria Sports...
    Sport18 Shtator 2024
    Pas një nisje jo të mirë të sezonit, Roma ka marr vendim të shkarkoj trajnerin Daniele de Rossi. Lajmi u konfirmuar mëngjesin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.