×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kosova dhe Shqipëria vendosin t’i shënojnë së bashku ngjarjet historike

    FrontOnline
    26 Shkurt 2021

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka njoftuar se së bashku me Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, është dakorduar për harmonizimin e kalendarit të aktiviteteve në fushën e diplomacisë publike.

    Sipas njoftimit, grupi i përbashkët punues është dakorduar që ngjarjet historike si 17 janari – përkujtimi i Heroit Gjergj Kastrioti, 17 shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës, 28 nëntori- dita e Flamurit dhe ngjarje të tjera të jenë në organizim të përbashkët në diasporë.

    Po ashtu, bëhet e ditur se është vendosur që të paktën një herë në vit të ketë një aktivitet artistik me artistë nga Shqipëria dhe Kosova.

    “Grupi i Përbashkët Punues është pajtuar po ashtu që nga ky vit, Edicioni i mirënjohur tashmë ‘Colours of Albania’, të bashkë-organizohet nga të dy ministritë e jashtme, tani e tuje me emërtimin ‘Colours of Albanians’, në mënyrë që të promovojë jo vetëm turizmin dhe kulturën në të dy vendet, por në të gjitha trojet shqiptare, dhe në veçanti të rrisë interesin shumëdimensional tek të huajt mbi Kosovën dhe Shqipërinë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e MPJD-së.

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Është gjetur në ujërat e lumit Buna edhe trupi i 39-vjeçares, Alma Arrazi. Më herët gjatë ditës së sotme, palumbarët arritën të...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës i tha jo kërkesës së Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Jim O’Brien, Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe Kancelarit...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të martën ka bërë homazhe pranë varrit të heroit, Bahri Fazliu, në 26-vjetorin e rënies...
    Të tjera
    Kronika07 Maj 2024
    Policia e Kosovës në Gjilan gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri të trafikut kanë ndalur një automjet me targa...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi me komunën e Lipjanit. Ky memorandum përfshin ndërtimin e urës...
    Vip07 Maj 2024
    Edhe Kim Kardashian ishte pjesë Met Gala 2024, megjithatë fansat mbetën të hutuar nga zgjedhja e 43-vjeçares për të kombinuar fustanin e...
    Lajme07 Maj 2024
    Komuna e Shtimes, me fillim të muajit shkurt të sivjetmë, mori vendim që t’i asistojë nënat lehona. Bëhet fjalë për ndarjen e...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar dëshmorët që ranë 25 vjet më parë në Çabrat të Gjakovës. “Në një ditë si...
    Lajme07 Maj 2024
    Sot është gjetur edhe trupi i pajetë i djalit 3-vjeçar, në lumin Buna. Lajmi u konfirmua nga drejtues të Agjencisë Kombëtare të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.