×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria në detyrë mban mbledhjen, këto janë vendimet që ka miratuar

    FrontOnline
    26 Shkurt 2021

    Qeveria në detyrë e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti ka mbajtur mbledhjen e 67-të të saj dhe ka miratuar vendime të tjera dhe dokumente sipas përgjegjësive të saj ligjore e kushtetuese.

    Kabineti qeveritar ka dhënë miratimin edhe për aprovimin e Planit për Implementimin e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike – Masa 15 “Mbështetje për programet ekzistuese dhe të reja që lidhen me zhvillimin rajonal përmes Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, që ndikojnë në zhvillimin rajonal të balancuar’’. Për këtë qëllim janë ndarë mjete buxhetore në vlerë prej 1,000,000.00 € (një milion euro), për mbështetjen e programeve ekzistuese dhe të reja, që lidhen me zhvillim rajonal dhe ndikojnë në zhvillimin rajonal të balancuar.

     

    Qeveria po ashtu, ka miratuar vendimin për rialokim të mjeteve në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal nga kategoria e shpenzimeve kapitale, konkretisht nga projekti: “Programi për zhvillim rajonal”, për 2 ( dy) projekte kapitale në përputhje me 2 (dy) aneks-marrëveshjet e mirëkuptimit për projekte kapitale të nënshkruara nga Ministri i Zhvillimit Rajonal dhe Kryetarët e Komunave. Mjetet e ndara do të ndahen për projektet si në vijim:

    1. Projekti i zhvillimit socio ekonomik në komunën e Kamenicës – kanalizim në shumë prej 30,000.00 €;

    2. Projekti i zhvillimit të turizmit në bjeshkët e Deçanit në shumë prej 155,073.15 €.

    Miratimin e Qeverisë në mbledhjen e sotme e ka marrë edhe vendimi për Rialokimin e mjeteve financiare në Ministrinë e Pushtetit Lokal nga kategoria e shpenzimeve kapitale, konkretisht nga projekti “Programi komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike dhe bashkëpunim ndër-komunal” për realizimin e gjashtë (6) aneks-marrëveshjeve të mirëkuptimit të nënshkruara nga Ministri i Pushtetit Lokal me kryetarët e komunave. Vlera e mjeteve të rialokuara është 215,025.45 euro dhe këto mjete rialokohen në projektet si në vijim:

    Ndërtimi i parterit të lodrave në çerdhen e fëmijëve – Komuna e Mitrovicës së Veriut, 21,529.10 euro;

    Asfaltimi rrugës në Llukavc të Begut-Komuna e Istogut, 50,000 euro;

    Asfaltimi i rrugëve të pa kategorizuara në Komunën e Zveçanit, 49,847.75 euro;

    Ndërtimi i trotuarit në rrugën Mbreti Petar I, Komuna e Mitrovicës së Veriut, 23,885.60 euro;

    Ndriçimi i rrugëve në Bashkësinë Lokale të Leposaviqit-Komuna e Leposaviqit, 19,852.90 euro; dhe

    Ndriçimi i oborrit në SHM “M.P. Alas”- Komuna e Mitrovicës së Veriut, 49,937.90 euro.

     

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për dhunimin e dy të miturave. E.G...
    Lajme03 Maj 2024
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës që me urgjencë të propozojë ndryshim plotësimin e...
    Lajme03 Maj 2024
    Pas rënies për 19 vende të Kosovës në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, Lidhja Demokratike e...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se spitali i kryeqytetit po bëhet. Kështu ka njoftuar ai përmes një njoftimi në Facebook,...
    Lajme03 Maj 2024
    Liria e medias në Serbi është në nivelin më të ulët që nga lansimi i Indeksit Botëror të Lirisë së Medias në...
    Lajme03 Maj 2024
    Republika e Kosovës dhe Konfederata e Zvicrës kanë mbajtur konsultimet e rregullta dypalëshe në takimin e zhvilluar mes dy delegacioneve nga të...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë lidhur me aksidentin që ndodhi dje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, që dyshohet se është shkaktuar qëllimishëm....
    Lajme03 Maj 2024
    Bazuar në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) që ka përgatitur në publikimin e llogarive qeveritare të...
    Lajme03 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shënuar sonte përvjetorin e 24-të të themelimit. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në tubimin ku...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.