×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë zyrtarët e AZhB-së që u lanë në arrest shtëpiak

    FrontOnline
    26 Shkurt 2021

    Shpejtim Krasniqi dhe Kastriote Bajrami-Sejdiu janë dy zyrtarët e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, ndaj të cilëve Gjykata Themelore në Prishtinë, vendosi masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji

    “SH.K., dhe K.B–S.  është refuzuar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe është caktuar masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një  (1) muaji për secilin veç e veç, pasi që e njëjta ka konstatuar se janë përmbushur kushtet e parapara me nenin 187,  paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

    Në ndërkohë ndaj të pandehurve S.SH., L.S., S.S., H.M., B.N. K.Z., A.U., D.A., P.K., gjykata iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç.

    Njoftimi i plotë i Gjykatës:

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë kundër njëmbëdhjetë të pandehurve

    Prishtinë, 26 shkurt 2021 – Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.SH., L.S., H.M., B.N. K.Z., A.U., D.A., P.K., SH.K., dhe K.B– S.  për veprat penale Marrja e ryshfetit nga neni 421, paragrafi 1, Dhënia e ryshfetit nga neni 422, paragrafi 1 dhe Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe të pandehurit S.S. i dyshuar për shkak të veprës penale Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale nga neni 380, paragrafi 1, lidhur me paragrafin 2.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Të pandehurve S.SH., L.S., S.S., H.M., B.N. K.Z., A.U., D.A., P.K., gjykata iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç, ndërsa kundër të pandehurve SH.K., dhe K.B–S.  është refuzuar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe është caktuar masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një  (1) muaji për secilin veç e veç, pasi që e njëjta ka konstatuar se janë përmbushur kushtet e parapara me nenin 187,  paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se këto masa të sigurisë janë masa adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, sepse ekziston rreziku se po të gjendeshin në liri, të njëjtit mund të ikin apo arratisen për ti ikur përgjegjësisë penale në këtë fazë të procedurës, poashtu të pandehurit nëse do të jenë në liri mund ti asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë apo falsifikojnë provat e veprës penale duke ndikuar tek dëshmitarët aktual dhe ata të mundshëm të prokurorisë, po ashtu duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale, tregon rrezik se nëse të pandehurit  do të gjenden në liri mund të  përsërisin veprën penale si dhe të njëjtit do të ndikonin në hetimin i cili është duke vazhduar.

    Të pandehurit në këtë çështje penale dyshohen nga Prokuroria se në kohë dhe vende të ndryshme varësisht nga interesi dhe marrëveshja kanë pranuar dhe kanë dhënë ryshfet nga persona të ndryshëm, pastaj i kanë ndarë në mes vete. Po ashtu në mënyrë direkte apo të tërthortë kanë kërkuar dhe pranuar përfitim – para për vete në mënyrë që të veprojnë apo të mos veprojnë në pajtim me detyrën zyrtare, konkretisht të pandehurit kanë kërkuar ryshfet nga persona të ndryshëm kryesisht fermer, me qëllim që ti fusin në listat e përfituesve të subvencioneve, ku dyshohet se disa prej fermerëve janë futur në lista duke dhënë ryshfet-para, me ç’rast kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare apo autoritetit zyrtar.

    Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova këtë vit është e ftuar speciale në Samitin SHBA-Afrikë që po mbahet në...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të tretë. Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se po vazhdon...
    Lajme07 Maj 2024
    Për pasojat dhe simptomat nga pickimi i rriqrave është prononcuar për Front Online, infektologu Hamdi Ramadani. Ramadani ka thënë se shfaqja e rriqrave...
    Të tjera
    Vip07 Maj 2024
    Rihanna mungoi në Met Gala 2024. Pavarësisht se kishte konfirmuar se do të merrte pjesë në ngjarje, këngëtarja 36-vjeçare nuk ishte prezente....
    Lajme07 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në mbledhjen e rregullt të kryesisë të mbajtur sot, ka krijuar Shtabin Zgjedhor për zgjedhjet paramentare....
    Sport07 Maj 2024
    Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll ka zhvilluar sot (e martë) ndeshjen e tretë në kuadër të Kampionatit Mesdhetar. Në Ankara të...
    Lajme07 Maj 2024
    Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, unanimisht është vendosur që zëdhënës i LDK-së të emërohet Besian Mustafa....
    Lajme07 Maj 2024
    Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, në një prononcim për Front Online ka njoftuar se a ka filluar dezisenktimi...
    Lajme07 Maj 2024
    "Kurti duhet të kryejë detyrat e shtëpisë, dhe nuk mundet pa i kryer se pasojat janë të mëdha, gjithëpërfshirëse. Nuk është vetëm...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.