×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani pret vota edhe nga LDK-ja për t’u zgjedhur presidente

    FrontOnline
    26 Shkurt 2021

    Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka folur për procesin e zgjedhjes së presidentit në Kuvendin e Kosovës.

    Sipas Kushtetutës së Kosovës duhet të jenë të paktën 81 vota në mënyrë që procesi i zgjedhjes së presidentit të jetë kushtetues.

    Në “Kallxo Pernime”, Osmani tha se është e bindur që ka njerëz në LDK që besojnë se zgjidhja më e mirë është që ajo të jetë presidente.

    “Unë jam e bindur që ka shumë njerëz që sot janë qoftë kryetarë komunash, qoftë njerëz të LDK-së, besojnë që një zgjidhje e tillë (Vjosa presidente) do të ishte më e mira për vendin tonë”, tha fillimisht ajo.

    “Është në vullnetin e deputetëve, edhe të LDK-së. Mendoj që të gjithë deputetët duhet të jenë të përgjegjshëm dhe pastaj mund të votojnë si të duan”, tha Osmani.

    E pyetur nëse do të rrinë në Kuvend deputetët për të bërë kuorumin e mjaftueshëm ajo thotë se nuk e di qëndrimin e partive.

    “Nuk kam informatë se cili do të jetë qëndrimi i partive të tjera, unë di që do të kem mbështetjen e plotë të partnerit. Unë do t’i hyj procesit të zgjedhjes së presidentit. Këtë ma obligon edhe vullneti i popullit. Unë do të kandidohem, në fund u takon deputetëve të vendosin”, tha Osmani.

    Osmani e ka konfirmuar se nuk kanë biseduar me ndonjë parti për të parë se cili është qëndrimi i tyre karshi procesit të zgjedhjes së presidentit.

    “Ne nuk kemi biseduar me ndonjë parti specifike, por ne bashkëpunojmë më të gjitha partitë në Kuvend, për t’i mbrojtur institucionet. Thirrja jonë për të gjithë është që për hir të stabilitetit institucional, të kontribuojnë. Se çfarë vote japin, ajo është çështje e tyre. Secili deputet e di se Vjosa Osmani si presidente nuk i bën e as nuk i ka bërë kurrë dëm vendit të saj, por përkundrazi në bashkëpunim me të tjerët do ta çoj përpara. Ne presim që secili deputet në mënyrë racionale të veproj në interes të Republikës, sepse edhe ashtu mundësi të tjera nuk ka. Mundësia tjetër na çon në zgjedhje”, tha tutje ushtruesja e detyrës së presidentes.

    Në rast se zgjidhet presidente, Osmani ka treguar se cilat do të jenë 3 prioritetet e saj.

    “Kosova ka degraduar shumë në imazhin e saj ndërkombëtar, sidomos nga viti 2010. Këtu do të jetë fokusi im i parë që të punoj që imazhi i Kosovës do të jetë ajo e rinisë sonë brilante, pra politika e jashtme. Do të angazhohem në procesin e vettingut si dhe do të angazhohem edhe për grupet e margjinalizuara si dhe në aspektin e sigurisë. Do të punoj që FSK të ketë buxhetin e nevojshëm si dhe anëtarësimi në NATO”, tha Osmani.

    Ajo ka folur edhe për bashkëpunimin me Vetëvendosjen në parlamentar në legjislaturën e ardhshme.

    “Ne synojmë që të jemi një grup i përbashkët parlamentar. Por në ndërkohë, nëse e shohim që mund të funksionojmë të veprojmë ndryshe, atëherë do të shohim. Jam e bindur që çdo vendim të merret bashkërisht dhe në interes të shtetit tonë”, u shpreh Osmani.

    Sponsori gjeneral i PRINCE CAFFE Superligës, shpërblen mbretërit e basketbollit për edicionin 2022/23
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Prishtina ka pesë strehimore, por vetëm dy prej tyre janë të gatshme për shfrytëzim me kapacitet për 3 mijë banorë. Prizreni i...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.