×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Studimi: Vaksina e Pfizer-it po aq efektive në përdorimin e përgjithshëm sa në prova

    FrontOnline
    25 Shkurt 2021
    Sipas një studimi të ri vaksina e re që lufton COVID-19-n, prodhuar nga kompanitë Pfizer-BioNTech, është po aq efektive kur përdoret tek popullata e përgjithshme sa edhe gjatë provave klinike të fazës së fundit.

    Në një studim në shkallë të gjerë që përfshiu 1.2 milionë njerëz, ekspertët e Institutit të Kërkimeve “Clalit” të Izraelit gjetën se vaksina me dy doza zvogëlonte rastet simptomatike të COVID-19-s me 94% në të gjitha grupmoshat dhe ulte rastet e rënda të sëmundjes me 92%. Studiuesit gjithashtu zbuluan se një dozë e vetme e vaksinës ishte 57% efektive pas vetëm dy javësh nga marrja e saj.

    Studimi i cili është rishikuar edhe nga të tjerë ekspertë dhe botuar të mërkurën në revistën mjekësore “New England Journal of Medicine”, është analiza e parë e një strategjie kombëtare të vaksinimit kundër COVID-19-s.

    Provat klinike të fazës së fundit të kryera nga Pfizer-BioNTech-u treguan se vaksina ishte 95% efektive ndaj koronavirusit të ri.

    Ndërkohë kompania “Moderna” thotë se ka prodhuar një version të ri të vaksinës së saj me dy doza për të luftuar variantin e COVID-19-s të identifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut. Kompania farmaceutike me bazë në SHBA, ka dërguar për studime shtesë një sasi të vogël të versionit të ri të vaksinës në Institutin Kombëtar amerikan të Shëndetit.

    Kompania “Moderna” po teston gjithashtu nëse duhet të shtojë një dozë të tretë përforcuese në regjimin e saj aktual me dy doza për të përcaktuar nëse mund të krijonte imunitetin e nevojshëm për të luftuar variantin e Afrikës së Jugut.

    Si “Pfizer” ashtu edhe “Moderna” thonë se planifikojnë të rrisin prodhimin e vaksinave brenda muajve të ardhshëm. “Pfizer-i” pritet të dyfishojë prodhimin në 13 milionë doza në javë deri në mes të marsit ndërsa “Moderna” shpreson të ofrojë 40 milionë doza në muaj deri në prill.

    Ndërkohë të enjten drejtuesit e Bashkimit Evropian do të takohen virtualisht për të diskutuar mënyrat për të përmirësuar ritmin e ngadaltë të prodhimit dhe shpërndarjes së vaksinave kundër COVID-19-s.

    Në mesin e anëtarëve të bllokut po rriten shqetësimet se variantet që përhapen me shpejtësi të zbuluara kohët e fundit në Britani dhe Afrikën e Jugut, do të jenë rezistente ndaj vaksinave të reja./VOA

    Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Është përcjellë në banesën e fundit Alma Arrazi, e cila u hodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj, duke...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Në orën 19:00 janë mbyllur vendvotimet ku qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë mundur të votojnë sot në raundin e...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Në Tetovë, komunën me më së shumti banorë shqiptarë nuk ka pasur asnjë problem të raportuar në Komisioni Qendror të kësaj njësie....
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Jam i bindur dhe shpresoj se pa marrë parasysh zgjedhjet në RMV, rruga drejt Evropës do të vazhdojë, ka deklaruar emisari amerikan...
    Vip08 Maj 2024
    Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, vitet e fundit i ka kaluar pushimet verore edhe në Shqipëri. Duket se ylli e shijon...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Është vendi i parë në Evropë me të cilin Kina po ndërton një komunitet me të ardhme të përbashkët – kështu e...
    Lajme08 Maj 2024
    Të martën, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka njoftuar se Rusia ka kryer një sulm hibrid ndaj Kosovës. Ajo potencoi...
    Lajme08 Maj 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se nga sot ka filluar realizimi i projektit të Aerofotografimit në...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Spiunët kibernetikë rusë synuan rrjete që i përkisnin qeverisë polake këtë javë, tha të mërkurën Instituti Kombëtar i Kërkimeve (NASK) shtetëror. NASK...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.