×
  • Lajme
  • Lajme

    KIPRED: Disa media serbe dhe ruse u munduan ta paraqesin Kosovën si shtet të dështuar

    FrontOnline
    25 Shkurt 2021

    Instituti kosovar për kërkime dhe zhvillime të politikave kosovare ka publikuar raportin për fushatën dezinformuese të mediave ruse dhe serbe kundër Kosovës për vitin 2020.

    Sipas njoftimit, nga monitorimi i të dhënave nga mediat e përzgjedhura serbe, nga 1 janari e deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar tregojnë se janë publikuar 4.800 lajme që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë kishin të bëjnë me Kosovën, njofton Klan Kosova.

    KIPRED thotë se lajmet të cilat kishin dezinformata, synonin krijimin dhe forcimin e narrativave për lëkundjen e themelit të legaliteti të shtetësisë së Kosovës dhe që e mohojnë të drejtën e saj për ta ushtruar sovranitetin si shtet i pavarur, duke e akuzuar atë për mosrespektimin e marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Gjithashtu duke i diskredituar institucionet dhe udhëheqësinë e saj, posaçërisht udhëheqësitë që vinin nga radhët e UÇK-së dhe ish-kryeministrin Kurti.

    “Duke e paraqitur Kosovën si një shtet të dështuar dhe problematik që është shndërruar në ‘një shtet të mafisë’ dhe vatër të krimit të organizuar, të trafikimit dhe radikalizmit, i cili po ashtu e shtyp komunitetin lokal serb, e planifikon dëbimin e tij përmes operacioneve sekrete ushtarake, dhe e rrezikon trashëgiminë e Kishës Ortodokse në vend. Për më tepër, ato po ashtu synojnë ta diskreditojnë edhe praninë ndërkombëtare në Kosovë, duke e akuzuar atë për ‘dështim në shtetndërtimin e Kosovës, posaçërisht në trajtimin e drejtësisë lidhur me krimet e luftës. Një dimension interesant i këtyre lajmeve që përmbajnë dezinformata janë përpjekjet për ndryshimin e narrativave për Luftën e Kosovës, përmes mohimit të krimeve të luftës të kryera nga Beogradi në Kosovë, duke i paraqitur serbët si viktimat e vetme dhe NATO-n si një agresor që ka kryer krime të luftës, duke e rritur numrin e viktimave serbe, dhe duke e paraqitur luftën e shqiptarëve të Kosovës për pavarësi si një luftë fetare, dhe UÇK-në si një formacion ushtarak islamist”.

    Edhe mediat me origjinë ruse të cilat janë monitoruar kishin lajme që dezinformonin për Kosovën.

    “Përqindja më e lartë e lajmeve të publikuara nga këto media gjatë kësaj periudhe për Kosovën që kanë përmbajtur dezinformata është ka qenë gjatë tre momenteve të rëndësishme të zhvillimeve politike në vend. Momenti i parë ka qenë i ndërlidhur me krijimin e qeverisë VV-LDK. Gjatë muajit të dytë të kryeministrit të Kurtit, në mars, përqindja e lajmeve që kanë pasur dezinformata ka qenë 12,4%, pasuar me periudhën menjëherë pas rënies së qeverisë së tij, në prill, me 12,16%, dhe një muaj para krijimit të qeverisë së koalicionit VV-LDK, në janar, me 11,76%. Momenti i dytë ka qenë i ndërlidhur me krijimin e qeverisë Hoti, në fillim të qershorit dhe me vazhdimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë në Washington, që fillimisht ishte paraparë për 27 qershor 2020, por që u shty për shkak të publikimit të propozim-aktakuzës nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara kundër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, më 24 qershor, dhe në periudhën vijuese, domethënë, përqindja e lajmeve me dezinformata nga këto botime mediale ishte 12,2% në qershor, dhe 11,2% në korrik. Momenti i tretë përkoi me rënien e qeverisë Hoti në dhjetor, që e arriti vlerën prej 11,4% të lajmeve dezinformuese për Kosovën të botuara nga këto media”.

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijjarto deklaroi sot se “Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kërkesat që...
    Lajme11 Shtator 2024
    Gjykata Themelore e Mitrovicës, dega në veri ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak katër të rinjve serbë për sulmin ndaj policëve....
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar 7-vjeçarin Leutrim Ahmeti në përvjetorin e tij të vdekjes më 11 shtator të vitit 1998, i cili...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia për Informim dhe Privatësi e Kosovës (AIP) i ka rekomanduar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të që të mos e...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryekuvendari Galuk Konjufca ka shpërndarë pamje nga takimi i sotëm me homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali. Konjufca tha se në...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur për aktakuzën që Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur ndaj 45 personave, përfshirë edhe Millan...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.