×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vulin reagon pas fjalimit në shqip të Shaip Kamberit, fyen sërish shqiptarët

    FrontOnline
    25 Shkurt 2021

    Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin ka reaguar pas fjalimit të deputetit shqiptar Shaip Kamberi në gjuhën shqipe.

    Madje Vulin gjatë fjalimit të tij vazhdimisht e ka përdorur termin fyes ndaj shqiptarëve ‘Shiptari”.

    Vulin gjatë fjalimit të tij e mori shembullin e Esat Pashë Toptanit, se si do duhej të ishte shqiptari ideal sipas tij, ndërsa Shaban Polluzhën e quan vrasës dhe fashist.

    Pjesë nga fjalimi i Vulinit:

    Me durim kam pritur deri në fund të orarit të punës, përkatësisht deri në fund të seancës. Duke pritur që të paraqitej z.Kamberi.

    Nuk e kam thënë asnjë fjalë të vetme rreth asaj se çfarë ka thënë ai, kam marrë përkthimin e di çfarë ka thënë.

    Me durim e kam pritur që të vij, t’ia them në fytyrë, sic I ka hije deputetit popullor, atë çfarë kam për t’i thënë.

    S’ka ardhur por unë nuk do ta lëshojë rastin ta them atë cfarë mendoj, unë kam qenë dhe kam pritur këtu tërë ditën që të vijë.

    Secili ka të drejtë të flasë në gjuhën e tij, unë jam pafund krenar për atë se gjithkush ka të flasë në gjuhën e tij dhe pavarësisht që serbët në “Allbani” apo Shqipëri, sic e thonë ata, nuk kanë asnjë deputet dhe as që mund të flasin në parlament, unë këtë të drejtë të vendasve të mi “shqiptari” kurrë nuk do t’ju mohoja në parlamentin tim. Kurrë!

    “Shiptar” (shqiptari) ka të drehtë të flasë në gjuhën e tij, e respektoj për këtë dhe do të luftojë gjithmonë që të ketë të drejtë të flasë në gjuhën e tij.
    Nuk është shumë korrekte që nuk ka siguroi përkthimin por kjo flet për të.

    Ndaj fyerjeve personale s’kam nevojë t’i përgjigjem, mirëpo krahasimi me Gëringun fyen, por pikë së pari fyen viktimat e Gëringut. E dini në botën serioze shembujt nga Lufta e Dytë botërore nga Holokoausti , rrallë përdoren sidomos kaq lehtë dhe pabazë sepse në këtë mënyrë fyeni viktimat e Gëringut.

    Nëse unë jam Gëringu, askënd se kam vrarë dhe se kam dërguar në një kamp përqendrimi askënd se kam lënduar, atëherë ai Geringu i Luftës së Dytë nuk qenka njeri aq i keq.

    Këto janë konkluziomet që Organizatat Botërore antifashiste absolutisht nuk lejojnë të tërhiqen.

    Kjo tregon se sa me lehtësi përdoret fjala e cila nuk guxon të përdoret.
    Unë z.Kamberi nuk do ta krahasaoj me Shaban Polluzhën, udhëheqësin e Ballit Kombëtar, ballistin, bashkëpunëtorin e gjermanëve natyrisht, vrasësin… nuk do ta krahasoj më atë.
    Më vjen keq që kurrë publikisht nuk e ka dënuar, por…ja unë po mendoj se e ka dënuar publikisht dhe ai le të thotë nëse nuk kam të drejtë.

    Pra nuk e krahasoj me fashistin shqiptar, unë dua ta krahasoj me Esat Pashë Toptanin, “shiptari” i cili ka dashur të bëjë federatë me Serbinë, shqiptari i cili dëshironte që këta dy popuj, shqiptarët dhe serbët të ishin aleatët më të afërt në Ballkan./reporteri/

     

     

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Shërbimi i Sigurisë Shtetërore i Ukrainës tha se ka kapur dy agjentë të Rusisë që bënin komplot për vrasjen e presidentit Volodymyr...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen lëshoi ​​​​një paralajmërim të ashpër për Kinën se Bashkimi Evropian do të bëjë gjithçka...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Ministri i Brendshëm në Shqipëri, Taulant Balla, ka reaguar sërish për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku nëna bashkë me...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Forcat izraelite morën kontrollin e pikë kalimit kufitar në Rafah midis Gazës dhe Egjiptit të martën dhe tanket u futën në qytetin...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës Përparim Rama është shfaqur nga terreni, ku po vazhdojnë punimet për hapjen e rrugës “B” dhe lidhjen e saj...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), ia ka refuzuar ankesën e ish-rektores së Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë. Këshilli Drejtues...
    Lajme07 Maj 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka aprovuar raportin e komisionit për avancimin e nëntë prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës....
    Lajme07 Maj 2024
    Dy ditë pas lindjës së fëmijës një grua është larguar nga puna. I është bërë presion brutal që të jepte dorëheqje vullnetare,...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha të martën se i bëri thirrje Izraelit dhe Hamasit që të mos kursejnë asnjë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.