×
  • Lajme
  • Lajme

    E rrëmbeu vajzën në sy të babait dhe e futi në veturë, Gjykata e Pejes jep detaje

    FrontOnline
    24 Shkurt 2021

    Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.SH.

    “Me datë 18.02.2021, rreth orës 17:25min, me përdorim të armës dhe maskës e privon kundërligjshëm personin tjetër nga liria, me qëllim për ta detyruar të dëmtuarën në bashkëjetesë, në atë mënyrë që pasi pajiset me armë, maskë dhe brisk, merr veturën e tij, e përcjellë të dëmtuarën dhe pasi vëren që e njëjta ishte rrugës me babain e saj, ndalon veturën dhe pasi del nga vetura, nën kërcnim me armë dhe i maskuar, e fut me forcë në veturë të dëmtuarën dhe  largohet në drejtim të panjohur deri sa pas aksionit të policisë të njëjtit arrijnë ta gjejnë dhe arrestojnë, pas arrestimit të pandehurit ia konfiskojmë armën për të cilën është konstatuar se nuk ka leje nga organet kompetente”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

    “Me këto veprime i pandehuri kishte për të kryer veprat penale privim i kundërligjshëm nga liria nga neni 193 par.3 lidhur me par.1 dhe nenin 77 të KPRK-së  dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 366, par. 1 të KPRK-së”.

    Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

    Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./Front Online/

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Ministri i Bujqsisë, Faton Peci, duket se i kontrollon në detaje komentet që i bëhen në faqen e tij në “facebook”. Ai...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka ngritur shqetësimin në lidhje me rrugën Prishtinë-Mitrovicë. Krasniqi...
    Lajme04 Maj 2024
    Se Medvegja nuk është vetëm e dëshmonedhe fakti se për herë të parë në historinë e re të saj një zavendësministër i...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se konstatimi se liria e medias kërcënohet nga rregullimi i politizuar është alarm...
    Lajme04 Maj 2024
    Të premten, Policia e Kosovës u ka gjetur armëmbajtje pa leje dhe posedim të paautorizuar të narkotikëve dy personave në fshatin Obranq...
    Lajme04 Maj 2024
    Adelina Nitaj, zyrtare nga Banka Botërore, ka folur rreth trashëgimisë së grave në Kosovë, një çështje që vazhdon të preukopojë shoqërinë. Duke...
    Lajme04 Maj 2024
    Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Spitalin e Prizrenit, ku një grua shtatzënë ka humbur jetën. Zëdhënësi i Policisë së...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq tha Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova me asnjë çmim. Ai tha se anëtarësimi...
    Lajme04 Maj 2024
    Dy persona, ende të paidentifikuar nga Policia e Kosovës, kanë tentuar t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari”. Në reagimin e Komunës së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.