×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjashtë vjet burgim dhe dënim me gjobë ndaj dy personave për trafikim me njerëz

    FrontOnline
    24 Shkurt 2021

    Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit H.B shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për veprën penale trafikimi me njerëz nga neni 165 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), dhe të pandehurit B.B. për shkak të veprës penale shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit nga neni 228 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

    Sipas komunikatës, Kryetari i Trupit Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar dhe pranimit të fajësisë nga ana e të pandehurve, të pandehurin H.B. e shpalli fajtor për veprën penale trafikimi me njerëz nga neni 165 paragrafi 1 të KPRK, dhe të njëjtit i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej treqind (300) euro, ndërsa të pandehurin B.B. akuzuar për veprën penale shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit nga neni 228 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) vjet.

    I pandehuri H.B. akuzohet se gjatë vitit 2020 në Ferizaj dhe Kaçanik, me dashje dhe me qëllim të përfitimit pasuror për vete, keqpërdor në vazhdimësi pozitën e ndjeshme të viktimës N.Xh. e cila është me prapambetje mendore, në atë mënyrë që të njëjtën e mban nën kontroll dhe e shfrytëzon për qëllime seksuale, duke siguruar persona të ndryshëm ndër ta të pandehurit B.B, A.B, G.R, G.D, I.D dhe Sh.B, që të kryejnë marrëdhënie seksuale me të në këmbim të parave, të cilat para më pas i merr për vete.

    Ndërsa i pandehuri B.B akuzohet se nga muaji janar deri në muajin gusht 2020, në Kaçanik dhe Ferizaj, ka shfrytëzuar shërbime seksuale të viktimës së trafikimit, edhe përkundër faktit se ka qenë në dijeni se viktima N.Xh. është person posaçërisht i ndjeshëm për shkak të prapambetjes mendore, në atë mënyrë që fillimisht ka kontaktuar me personin H.B i cili ia kishte ofruar viktimën për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë, duke ia dërguar në vende të caktuara, herë në Kaçanik në banesën e tij, e herë në motele e podrume banesash në Ferizaj, ashtu që pas shfrytëzimit të shërbimeve seksuale nga viktima, të njëjtën e ka paguar në shumë prej 5-10 euro, e të cilat para e njëjta me pas ia ka dhënë të pandehurit H.B.

    Kryetari i trupit gjykues ka veçuar procedurën penale kundër të akuzuarve G.D dge G.R, me që të njëjtit nuk e kanë pranuar fajësinë për veprën penale siç i ngarkon aktakuza, ndërsa të akuzuarit A.B dhe Sh.B, për shkak se nuk ka mund të sigurohet prania e tyre.

    Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

    Comodita “pushton” Amerikën, dyshekët e saj në top 5 produktet më të shitura
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Qeveria ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë tri vendime. Fillimisht, Qeveria ka miratuar kornizën afatmesme të shpenzimeve...
    Lajme30 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është jurist me profesion, ditë më parë tha se me t’u anëtarësuar Kosova në Këshillin...
    Lajme30 Prill 2024
    Në 25 vjetorin e rënies heroike të komandantit Ilaz Kodra, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëri sot nderime dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport30 Prill 2024
    Liverpooli pritet të ketë një afat kalimtar veror mjaft të ngarkuar, që do të jetë e para pa Jurgen Kloppin në krye...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Tre gra të diagnostikuara me HIV gjatë trajtimit në një qendër estetike të palicencuar në New Meksiko besohet se janë rastet e...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Ende pa u mbajtur zgjedhjet parlamentare, më 8 maj, VMRO DPMNE-ja e ka shpallur veten fituese të këtyre zgjedhjeve, ndërsa tashmë ka...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se Ukraina nuk do të mund të jetë anëtare e NATO-s derisa të fitojë luftën kundër Rusisë....
    Vip30 Prill 2024
    Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito, janë bërë sot prindër të një vajze, të cilën e kanë quajtur Luna Mari. Lajmin...
    Lajme30 Prill 2024
    Policia e Rrugor në Ferizaj në rrugën "Driton Islami" ka ndaluar shoferin E.M, shtetas i Francës i moshës 24 vjeçar, i cili...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.