Policia e Kosovës, dje ka arrestuar një person në fshatin Barilevë të Prishtinës.
I arrestuari me urdhër të gjykatës është dërguar në vuajtjen e dënimit në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur policia e Kosovës.
“Fsh.Barileve,Prishtinë, 23.02.2021-16:50. Në bazë të urdhëresës së gjykatës është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit në Prishtinë”, thuhet në raportin e Policisë.