×
  • Lajme
  • Lajme

    Armëmbajtje pa leje dhe lëndim të rëndë trupor, kërkohet paraburgim për tre persona

    FrontOnline
    23 Shkurt 2021

    rokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve B.T., A.T. dhe A.S., për shkak të dyshimit se janë përfshirë në veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Sipas kërkesës, më 22 Shkurt 2021, në Gjilan, të pandehurit B.T., A.T. dhe A.S., i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit F.G., në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri A.S., pas një diskutimi verbal me të dëmtuarin rreth një prone, afrohet i pandehuri B.T., i cili e largon të dëmtuarin duke e kapur për krahu, e godet me grushte në fytyrë dhe e rrëzon në tokë, me ç’rast ndërhyjnë edhe dy të pandehurit tjerë duke e sulmuar të njëjtin me grushte, të cilit i shkaktojnë lëndime të rënda trupore, për të cilat është detyruar të kërkonte tretman mjekësor.

    Në këtë mënyrë dyshohet se të pandehurit kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’, të KPRK-së.

    Ndërsa, i pandehuri B.T., dyshohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, pasi pa autorizim dhe leje përkatëse ka mbajtur një pistoletë, e cila iu është sekuestruar.

    Të njëjtit me aktvendim të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh./Front Online/

    KEDS njofton se këto vende do mbesin pa energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe...
    Lajme08 Maj 2024
    James O’Brien njofton për diskutime të rëndësishme me Escobar dhe Lajçak për koordinimin e strategjive për të çuar përpara Kosovën dhe Serbinë...
    Lajme08 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishte një diskutim përmbajtësor në World Affairs Council në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Kandidati për president Stevo Pendarovski në një konferencë për media pas zgjedhjeve e pranoi humbjen dhe përgëzoi Siljanovskën dhe VMRO-DPMNE-në për fitoren...
    Sport08 Maj 2024
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kthyese mes Real Madridit dhe Bayern Minuchut. Skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultat 0-0,...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari përmes një statusi në Facebook shprehet se këto...
    Vip08 Maj 2024
    Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi ka bërë një reagim në rrjetet sociale pasi një...
    Sport08 Maj 2024
    Një incident i pakëndshëm është raportuar para ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku tifozët e Real Madridit janë filmuar duke kënduar...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur me publikimin e rezultateve në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Sipas rezultateve nga 29% të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.