×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurtishi: Pacientët me kancer të mushkërive e kaluan COVID-19 si një infeksion të zakonshëm

    FrontOnline
    23 Shkurt 2021

    Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ka thënë se rastet me kancer të mushkërive janë në rritje edhe në Kosovë sikurse në vendet tjera.

    Për dallim nga vendet e rajonit dhe botës, Kosova më problem e ka zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje.

    “Nëse nuk zbulohet herët dhe nëse nuk mjekohet në mënyrë korrekte atëherë pasojat janë të mëdha që kushtojnë edhe me jetë. Nga viti në viti është tendencë në rritje numri i rasteve i kancereve në përgjithësi. Kosova është më keq në zbulimin e hershëm rrjedhimisht edhe rezultatet janë më pak të favorshme”, tha ai në KlanKosova.

    Ai tha se në Kosovë po bëhet një progres i vogël, por i mjaftueshëm në zbulimin e sëmundjes sa më herët dhe më mirë.

    Kurtishi tha se pati pacientë të Onkologjisë që ishin duke u trajtuar për kancer në mushkëri dhe u prekën nga COVID-19, por që e kaluan si një infeksion të lehtë.

    “Numri i personave që janë trajtuar në Onkologji me kancer të mushkërive dhe kanë pasë koronavirusin njëkohësisht ka shkuar në 300-400 persona”.

    Kurtishi foli edhe për simptomat që kanë të sëmurit me kancer të mushkërive.

    “Gati se nuk ka shenja. Sëmundja është gati tinëzare në fillim. Por, si simptomat të hershme kemi një kollë të thatë, kollë të përzier me gjak, humbje peshe, humbje oreksi. Kjo vjen në shprehje te ata persona që pinë duhan”.

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, ka mohuar se është Dejona Mehali ajo që shkruan fjalimet e e deputetëve të kësaj partie....
    Lajme03 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Lajme03 Maj 2024
    Zyrtari i PDK’së, Përparim Gruda, ka thënë mbrëmë se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit ka qenë një konfirmim i atyre gjërave...
    Të tjera
    Sport02 Maj 2024
    Kanë përfunduar dy gjysmëfinalet e para të Ligës së Evropës. Bayer Leverkusen e ka mposhtur Romën, me rezultat 0-2, të enjten midis...
    Lajme02 Maj 2024
    Edhe zyrtarët e lartë të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK) e kanë deklaruar pasurinë në agjencinë ku vetë punojnë. Ekrem Demolli...
    Sport02 Maj 2024
    Chelsea ka shënuar fitore ndaj Tottenhamit me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 26-të të mbetur Ligës Premier. Ndeshja nisi me...
    Lajme02 Maj 2024
    Analisti politik, Visar Ymeri, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se po tenton ta mbulojë korrupsionin duke e përdorur veriun. Ai tha...
    Lajme02 Maj 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari- Lila tha se dërgimi i Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese para votimit në Këshillin e...
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari- Lila, shefe e Grupit Parlamentar të VV’së, ka “garantuar” që Dejona Mihali nuk i shkruan fjalimet e deputetëve të kësaj partie....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.