×
  • Lajme
  • Lajme

    A mundet Osmani ta mandatojë Kurtin?

    FrontOnline
    20 Shkurt 2021

    Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Gjyljeta Mushkolaj,  ka thënë se kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës i cili do të ushtrojë edhe detyrën e presidentit përkohësisht, mund të procedojë me mandatimin e kandidatit për kryeministër.

    Gjyljeta Mushkolaj tha p se asnjë veprim nuk duhet të bëhet pa u konstituuar Kuvendi dhe pasi të konstituuohet Kuvendi, kryetari i ri e mandaton kryeministrin.

    “Kuvendi i ri nuk mund të veprojë pa u konstituuar. Pra, zgjedhet kryetari, kryesia. Kryetari i ri i Kuvendit bëhet U.D më pastaj zgjedhet qeveria. Zgjedhja e Presidentit duhet të bëhet brenda afatit të paraparë me Kushtetutë. Pra asnjë veprim nuk mund të bëhet pa u konstituuar Kuvendi. Kryetari i ri i Kuvendit bëhet U.d i Presidentit. U.D së presidentit mandaton Kryeministrin. Zgjedhja e Presidentit bëhet pastaj”, ka thënë Mushkolaj.

    Njejtë nuk mendon ish-kreu i Gjyaktës Kushtetuese, Enver Hasani.

    Sipas tij, ushtruesi i detyrës së presidentit nuk mund të mandatojë kandidatin për kryeministër. Ai thotë se fillimisht duhet proceduar me Kuvendin, pastaj me zgjedhjen e presidentit dhe më pas me Qeverinë.

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasanika thënë se mandatimi që Jakup Krasniqi ia ka bërë Hashim Thaçit në vitin 2011 për t’u zgjedhur kryeministër ka qenë i gabuar, por që asnjëherë nuk është sfiduar në Gjykatë.

    “Renditja e gjymtyrëve kryesorë të pushtetit që përfaqësohen prej organeve përkatëse të pushtetit në një kushtetutë moderne, flet shumë për karakterin e sistemit politik dhe kushtetues. Në Kosovë kjo renditje nis me organin ligjvënës dhe përfaqësues (Kuvendi i Kosovës), vazhdon me shefin e shtetit (Presidenti i Republikës), i cili pasohet nga ekzekutivi (Qeveria e Kosovës)”, ka thënë Hasani.

    Lidhur me atë se si duhet proceduar me zgjedhjen e institucioneve të reja  ka folur Albert Krasniqi nga Demokracia Plus. Ai thotë se situata e tanishme është e njëjtë me atë të 2011 dhe do të ishte më mirë nëse në të njëjtën seancë të Kuvendit të zgjedhet presidenti dhe kryeministri.

    “Procedurat për konstituimin e Kuvendit duhet të nisin brenda 30 ditëve pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Kjo nuk nënkupton që brenda këtij afati të përfundojë konstituimi, por vetëm fillim të procedurave, ashtu siç është interpretuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2014. Për t’u konstituuar Kuvendi duhet të zgjedh kryetarin dhe 5 nënkryetarët e tij. Kushtetuta nuk ka përcaktuar në mënyrë shprehimore renditjen e zgjedhjes së institucioneve, pasi kjo është përgjegjësi e Kryetarit dhe e Kryesisë së Kuvendit për të përgatitur rendin e ditës së seancave plenare. Nga praktika e mëhershme e vitit 2011 kur vendi ishte në situatë të njëjtë, fillimisht ishte zgjedhur Presidenti pastaj Qeveria, por që të dyja ishin bërë brenda seancës së njëjtë. Do të ishte më mbarë nëse edhe tani veprohet njëjtë”, tha Krasniqi për Express.

    Krasniqi tha poashtu se nëse Kuvendi nuk e zgjedh presidentin e ri atëherë kryetari i zgjedhur i Kuvendit ushtron detyrën e Presidentit, por ushtrimi i detyrës është vazhdimësi e afatit gjashtë mujor.

    “Ushtrimi i detyrave të Presidentit është paraparë në kuadër të kompetencave Kushtetuese të Kryetarit të Kuvendit. Nëse Kryetarit të Kuvendit i përfundon mandati, përfundon edhe ushtrimi i detyrave të Presidentit nga ai person. Pra, në rast se Kuvendi vonohet në zgjedhjen e Presidentit por që ka zgjedhur Kryetarin e ri të Kuvendit, atëherë edhe ushtrimi i detyrave të Presidentit duhet të bëhet nga Kryetari i ri i Kuvendit. Duhet theksuar që zëvendësimi në ushtrimin e detyrave të Presidentit nuk e zgjatë edhe afatin prej gjashtë muajsh sa mundet maksimalisht të mbetet vakant posti i Presidentit, por është vetëm vazhdimësi e atij afati, që më së shumti mund të jetë deri më 5 maj 2021”, tha Krasniqi.

    Glauk Konjufca në  në T7 ka thënë se fillimisht do ta zgjedhin kryeministrin e më pastaj presidentin.

    Lëvizja Vetëvendosje sipas rezultateve preliminare të KQZ’së aktualisht ka 56 deputetë pa votat e diasporës dhe ato me kusht.

    Zgjedhjen e qeverisë VV e ka më të lehtë pasi ka gjasa të mëdha që të ketë 61 numra në Kuvend. Por zgjedhja e presidentit pritet të jetë sfidë për këtë parti pasi e ka të pamundur që pa partitë shqiptare dhe listën serbe të bëjë kuorumin për të zgjedhur shefin e shtetit.

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeshefi i Ngrohtorës “Termokos”, Fisnik Osmani, ka njoftuar se Xhamia e Madhe, që është në ndërtim e sipër do të kyqet. Osmani...
    Lajme04 Maj 2024
    Inspektorati i Prishtinës gjatë ditës së shtunë ka parandaluar tentim uzurpimin e hapësirës së përbashkët të banorëve në lagjen Dardania, nga një...
    Lajme04 Maj 2024
    Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre ishin të kërkuar...
    Të tjera
    Sport04 Maj 2024
    Erik Ten Hag nuk ka dyshime për qëndrimin e tij te Manchester United. Trajneri holandez foli për "Viaplay" për thashethemet për të...
    Sport04 Maj 2024
    Arsenali ka arkëtuar edhe tri pikë të arta në garën për titull të kampionit në Premier League. ‘Topçinjtë’ mundën Bournemouth, me rezultat...
    Lajme04 Maj 2024
    Ministri i Bujqsisë, Faton Peci, duket se i kontrollon në detaje komentet që i bëhen në faqen e tij në “facebook”. Ai...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka ngritur shqetësimin në lidhje me rrugën Prishtinë-Mitrovicë. Krasniqi...
    Lajme04 Maj 2024
    Se Medvegja nuk është vetëm e dëshmonedhe fakti se për herë të parë në historinë e re të saj një zavendësministër i...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi, është shprehur se kryeministri Albin Kurti nuk po i kërkohet asgjë më shumë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.