×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet zgjedhja e presidentit para formimit të qeverisë

    FrontOnline
    20 Shkurt 2021

    Zgjedhja e presidentit të vendit po konsiderohet se duhet të ndodhë menjëherë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Afatet e shkurtra kohore që i ka Kosova për të qenë me ushtrues detyre të presidentit dhe mundësia për mosarritjen e konsensusit për të parin e shtetit po shihen si rrezik edhe për zgjedhje të reja. Prandaj nga njohësit politikë po kërkohet që presidenti të jetë prioritet para formimit të ekzekutivit të ardhshëm.

    Por, ka të tillë që vlerësojnë se vendi është ende në kohë, që fillimisht ta konstituojë Kuvendin, më pas të formohet qeveria, e në fund të zgjidhet presidenti.

    Arton Demhasaj nga Çohu thotë për KosovaPress se pas konstituimit të Kuvendit brenda një ditë mund të zgjidhet presidenti, por edhe të formohet qeveria e re.

    “Menjëherë sapo të konstituohet Kuvendi, partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje duhet ta krijojë shumicën e nevojshme prej 80 deputetëve për me fillu procedurën për zgjedhjen e presidentit. E më pastaj me vazhdu me formimin e qeverisë, kjo mund të ndodhë edhe brenda një dite. Pasi nëse dështon zgjedhja e presidentit, qeveria formohet kot sepse vendi brenda 45 dite shkon në zgjedhje… 4:30 Kjo në njëfarë mënyrë do të krijonte një klimë që mandati qeverisës dhe mandati i Kuvendit me u përfundu në afatet e përcaktuara kushtetues prej katër vite. Kjo është mënyra më e mirë për me kriju një harmoni të konstituimit të institucioneve”, thotë ai.

    Menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, sipas ligjëruesit të shkencave politike në Universitetin e Prishtinës, Dorajet Imeri duhet të konsituohet Kuvendi pa vonesa, e më pas për shkak të afateve të shkurta kohore presidenti të zgjidhet, para formimit të qeverisë.

    “Së pari duhet të certifikohen rezultatet, me certifikimin e tyre shpejtë duhet të konstituohet Kuvendi i Republikës. Në mbledhjet e para pas konstituimit duhet të bëjë zgjedhjen e presidentit, ngaqë ai duhet të jetë i zgjedhur jo më larg se data 6 prill e këtij viti. Prandaj nëse nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje… pra fillimisht është konstituimi i Kuvendit, pastaj votohet për presidentin, e më pas formohet qeveria për shkak të afateve kohore në të cilat gjendemi”, pohon Imeri.

    Por ndryshe mendon, Rreze Hoxha-Zhuja nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), e cila thotë për KosovaPress se fillimisht duhet konstituimi i Kuvendit, më pas formimi i qeverisë, e më pas zgjedhja e presidentit.

    “Ajo çfarë do të duhej të ndodhte meqenëse ka përfundua zgjedhjet, të presim certifikimin e rezultateve të finale dhe në bazë të asaj vota popullore të artikulojë një qeveri të re. Mirëpo para kësaj të konstituohet Kuvendi, pastaj qeveria dhe të vijmë tek zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës. Mendojmë që jemi ende në kohë për të arritur që së pari të konstituohet Kuvendi, pastaj Qeveria e më pastaj edhe tek sfida e tretë që është zgjedhja e presidentit”, deklaron ajo.

    Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar rreth 47 për qind të fuqisë elektorale. Derisa ende nuk janë numëruar votat me kusht dhe ato të me postë, nuk dihet kur mund të certifikohen rezultatet përfundimtare nga KQZ-ja për t’i hapur rrugë konstituimit të institucioneve.

    Derisa, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, mund të ushtrojë këtë post deri më 5 maj, mirëpo procedurat për zgjedhjen e të parit të shtetit, sipas Kushtetutës duhet të fillojnë 30 ditë më herët.

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka qenë mysafir në “Panairin e Shkencës” në gjimnazin “Xhevdet Doda”, ku edhe vetë kishte...
    Lajme03 Maj 2024
    Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka shprehur shqetësim rreth përkeqësimit të lirisë së...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Demorkatike të Kosovës Memli Krasniqi ka reaguar pasi Kosova u rendit në 19 pozita më poshtë nga “Reporterët Pa...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shënuar sonte përvjetorin e 24-të të themelimit. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në tubimin ku...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë dyshohet se ishte marrë nga një person i panjohur dhe se ka kryer marrëdhënie...
    Lajme03 Maj 2024
    Një burrë në Gjakovë ka raportuar në Polici se e ka gjetur të vdekur djalin e tij, dje në orët e pasdites....
    Lajme03 Maj 2024
    Kushdo që nuk pajtohet me politikat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të Qeverisë që ai drejton, “rrezikon të njolloset dhe...
    Lajme03 Maj 2024
    Juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari, ka reaguar pasi Kosova shënoi rënie për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë...
    Lajme03 Maj 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka përkujtuar Havë Shalën dhe Myrvete Dreshaj, duke i quajtur heroinat e pakënduara. Çitaku tutje...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.