×
  • Lajme
  • Lajme

    “Koha për Greqinë ta ndjekë rrugën e Izraelit, ta njoh Kosovën”

    FrontOnline
    19 Shkurt 2021

    Analisti politik, Akri Çipa, nëpërmjet një opinioni editorial për mediumin ‘The Brussels Times’ ka kërkuar nga Greqia që ta ndjekë rrugën e njëjtë, sikurse Izraeli, dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës.

    Çipa, në OP-ED’in e tij për mediumin belg, thotë se njohja diplomatike e Kosovës përveç se do ta rreshtonte Greqinë në një linjë diplomatike me SHBA’të, ajo do të çonte një mesazh të fortë tek pesë vendet e BE’së që nuk e njohin atë, përcjell Gazeta Express.

    “Greqia ka mundësinë të kontribuojë në thyerjen e ngërçit aktual dhe injektimin e energjisë pozitive që mund të ndihmojë në lehtësimin e zgjidhjes së konfliktit. Një veprim i tillë me siguri do të mirëpritet nga shumica e vendeve perëndimore, si dhe institucionet e BE-së”, argumenton ai, teksa flet për dialogun Kosovë-Serbi.

    Tutje, njohësi i çështjeve ka thënë se ndryshe nga vendet e tjera që nuk e njohin Kosovën, Greqia ka institucione diplomatike në shtetin përkatës.

    “Ndryshe nga shtetet jo-njohëse të tjera të BE-së, Greqia ka një Zyrë Ndërlidhëse në Kosovë, në nivel ambasadorësh dhe ka theksuar se kërkon të forcojë marrëdhëniet ekonomike. Vizita e Ministrit të Jashtëm Nikos Dendias në Kosovë në tetorin e kaluar u përqëndrua në perspektivën e rajonit në BE dhe dialogun midis Kosovës dhe Serbisë”, argumentohet më tej.

    “Vendosja e lidhjeve Kosovë-Izrael vendosi një precedent të rëndësishëm. Athina do të vepronte mençur po të merrte mësime prej saj”, përfundon ai.

    Petrol Company feston në Sos Fshatrat e Fëmijëve dhe në Sos Kopsht
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Mitrovicës, njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka kujtuar Masakrën e Mejës ku 367 civilë...
    Lajme27 Prill 2024
    Dhuna në familje, nuk është problem vetëm në Kosovë, kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Atje pothuajse çdo ditë arrestohet një person,...
    Lajme27 Prill 2024
    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Shumë dëshmorë dhanë jetën pë liriné...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ilir Meta është sërish president, kësaj here jo në krye të shtetit, por të Partisë së Lirisë. Në Konventën e zhvilluar këtë...
    Lajme27 Prill 2024
    Kori “Siparantum” nën dirigjimin e Memli Kelmendit ka arritur të fitojë vendin e parë në kategorinë G në “European Festival for Young...
    Vip27 Prill 2024
    Talenti dhe pasioni i Dafina Zeqirit për muzikën nuk njeh kufij, dhe kjo vërtetohet sërish me publikimin e këngës së saj më...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjendja me mbeturinat në këtë qytet është shqetësuese. Ai tha se Ferizaj...
    Sport27 Prill 2024
    Borussia Dortmund me mendjen në ndeshjen gjysmëfinale të  Champions League me Paris Saint-Germain është mposhtur të shtunën në Bundesliga nga Leipzig. Ndeshja...
    Lajme27 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën e Dialogut të Sigurisë në Budapest të Hungarisë. Aty ai...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.