×
  • Lajme
  • Lajme

    38 mijë e 216 veteranë të luftës morën mbështetje financiare në fund të 2020-ës

    FrontOnline
    19 Shkurt 2021

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e mirëqenies sociale për tremujorin e fundit të vitit 2020, ku rezulton se nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 679 familje, me gjithsej 103 189 anëtarë dhe nga skema për mbështetje materiale, familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, kanë përfituar 2 436 familje.

    Sipas ASK-së, ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.

    “Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë tremujorit të katërt (TM4) 2020: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 679 familje, me gjithsej 103 189 anëtarë; dhe nga skema për mbështetje materiale, familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, kanë përfituar 2 436 familje. Ndërkaq, nga skemat pensionale rezulton se: nga skema e pensioneve bazë të moshës ishin 142 280 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës ishin 49 451 përfitues; nga skema për pensionet familjare ishin 3 712 përfitues; nga skema për pensionet invalidore ishin 81 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës ishin 2 341 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës ishin 1 166 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës ishin 583 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër ishin 1 848 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara ishin 19 266 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik ishin 2 797 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës ishin 13 550 përfitues; dhe nga skema për veteranët e luftës ishin 38 216 përfitues”, thuhet në njoftim./Front Online/

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Kritikat për mos respektimin e të drejtave të punëtorëve në Kosovë, janë shprehur edhe nga Ali Gashi, kryetar i Sindikatës së Pavarur...
    Lajme01 Maj 2024
    Edhe, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat ka shprehur pakënaqësitë me të drejtat e punëtorëve në Kosovë. Jusuf Azemi ka deklaruar se...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar urdhëresë që me rastin e 1 majit, të ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit në...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahirku foli mbi aktualitetin politik në Kosovë. Themelimi i Asociacionit të...
    Lajme01 Maj 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti mbi si i është qasur dialogut. Çitaku, mes tjerash thotë...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Haliti ka deklaruar se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës do të hiqen brenda javësh. Kjo pasi sipas...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të komentojë qëndrimin publik të Gjermanisë se Kosova duhet të nisë punën për themelimin e Asociacionit,...
    Lajme01 Maj 2024
    Si rrallëherë qindra punëtorë kosovarë sot (më 1 maj ) pritet të protestojnë në Sheshin e Prishtinës, duke kërkuar rritje të pagave...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Kryetari i PDSH në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi duke folur në Emisionin “Opinion” për rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.