×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur do të përfundojë rinumërimi i 12 vendvotimeve, flasin nga KQZ-ja

    FrontOnline
    19 Shkurt 2021

    Ka nisur rinumërimi i dymbëdhjetë vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

    Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhje, Valmir Elezi, tha se arsyeja e rinumërimit të këtyre vendvotimeve është se gjatë pranimit të materialit zgjedhor, këto vendvotimeve nuk kanë mundur të pranohen si të rregullta.

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve… bëhet rinumërimi i 12 vendvotimeve të cilat u takojnë disa komunave. Arsyet se përse duhet të bëhet ky rinumërim janë se gjatë pranimit të materialit zgjedhor, këto vendvotimeve nuk kanë mundur të procedohen si të rregullta. Gjatë pranimit të materialit zgjedhor disa nga këto vendvotime formularët nuk kanë qenë të nënshkruar apo në disa raste kanë qenë të paplotësuara”, tha ai.

    Ai tha se pritet që brenda katër orëve të përfundojë rinumërimi i këtyre kutive të votimit.

    “Vendvotimet të cilat do të rinumërohen u takojnë komunave të ndryshme. Komunat Gjakovë, Fushë Kosovë, Rahovec, Skenderaj, Suharekë, Ferizaj dhe Vushtrri kanë nga 1 vendvotim, ndërsa Prizreni ka 2 vendvotime dhe Podujeva 3 të tjera, të cilat do të rinumërohen”, tha Elezi.

    Rinumërimi i 12 vendvotimeve pritet të përfundojë rreth orës 14 dhe do të bëhet sipas procedurave standarde të numërimit të votave.

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami deklaron për Front Online se sulmet hibride të Rusisë nuk do të ndalen. Ai thotë se shteti...
    Lajme08 Maj 2024
    Ministrja e Jashtme e Kosovës tha të mërkurën se vendi i saj është i bindur se Rusia duhet ta humbasë luftën në...
    Lajme08 Maj 2024
    Nuredin Ibishi, njohës i fushës së sigurisë në një prononcim për Front Online ka folur lidhur me sulmin e Rusisë ndaj Kosovës. Ibishi ka...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Jam i bindur dhe shpresoj se pa marrë parasysh zgjedhjet në RMV, rruga drejt Evropës do të vazhdojë, ka deklaruar emisari amerikan...
    Vip08 Maj 2024
    Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, vitet e fundit i ka kaluar pushimet verore edhe në Shqipëri. Duket se ylli e shijon...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Është vendi i parë në Evropë me të cilin Kina po ndërton një komunitet me të ardhme të përbashkët – kështu e...
    Lajme08 Maj 2024
    Të martën, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka njoftuar se Rusia ka kryer një sulm hibrid ndaj Kosovës. Ajo potencoi...
    Lajme08 Maj 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se nga sot ka filluar realizimi i projektit të Aerofotografimit në...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Spiunët kibernetikë rusë synuan rrjete që i përkisnin qeverisë polake këtë javë, tha të mërkurën Instituti Kombëtar i Kërkimeve (NASK) shtetëror. NASK...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.