×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon PLE: Subjekti Politik “Romani Iniciyativa” është produkt i “Listës Serbe”

    FrontOnline
    19 Shkurt 2021

    Veton BerishaKryetar i Subjektit Politik Partia Liberale Egjiptiane përmes një komunikate ka bërë të ditur se PLE është informuar nga mediumet për një verzion të ri politik, i cili dirigjohet nga Subjekti Politik “Lista Serbe” se kinse janë formuar dy subjekte politike të komuniteteve joshumicë të cilat janë nën kontrollen e këtij subjekti politik.

    Sipas tij, PLE konsideruar këtë informatë si formë e fushatës parazgjedhore por pas rezultateve zgjedhore të publikuara nga KQZ në disa Komuna të Kosovës.

    Komunikata e plotë:

    Partia Liberale Egjiptiane (PLE) është informuar nga mediumet për një verzion të ri politik, i cili dirigjohet nga Subjekti Politik “Lista Serbe” se kinse janë formuar dy subjekte politike të komuniteteve joshumicë të cilat janë nën kontrollen e këtij subjekti politik.

    Fillimisht, PLE e ka konsideruar këtë informatë si formë e fushatës parazgjedhore por pas rezultateve zgjedhore të publikuara nga KQZ në disa Komuna të Kosovës,  vërehet qartë se Subjekti Politik “Romani Iniciyativa” është produkt i “Listës Serbe” sepse ky subjekt politik ka marrë një numër të madh të votave në vendbanime ku nuk jeton fare komuniteti rom.

    PLE, veprimet e tilla i konsideron si shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe votës së lirë prandaj PLE fton misionet diplomatike, subjektet politike dhe organet e tjera të drejtësisë që të reagojnë ndaj kësaj padrejtësie sepse nëse tani nuk do të reagohet, kjo praktikë do të bëhet në të ardhmen precedent i rrezikshëm, i cili do të cenojë të drejtën e votës së lirë të qytetarëve.

    PLE do të pres deri në rezultatet preliminare dhe pas publikimeve të tyre, do të ndërmerr veprime të tjera procedural sipas ligjeve në fuqi.

    “Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka thënë se rënia e Kosovës në indeksin e lirisë së shtypit në raportin e Reporterëve pa...
    Lajme03 Maj 2024
    Zyrtari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ermal Kutllovci, me një vendim të Komisionit Disiplinor të kësaj ministre është përjashtuar nga...
    Lajme03 Maj 2024
    Asistentja parlamentare e PE-së, njëherësh avokuese e madhe e sovranitetit të Kosovës, Federica Woelk, tha se Asociacioni nuk është kusht për anëtarësimin...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    “Kurrfarë vendimi, dënim i ulët. Ky është vrasës kryesor. As hitleri se ka vra kërkon por ka qenë nxitës, njësoj edhe ky....
    Lajme03 Maj 2024
    Gjykata e ka dënuar Enver Sekiraqën me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, raporton “Betimi për Drejtësi”....
    Lajme03 Maj 2024
    Ish-presidentja, Atifete Jahjaga, ka njoftuar se me iniciativën e fondacionit që ajo drejton është siguruar një paisje Sentinel Node për Klinikën e...
    Lajme03 Maj 2024
    Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, bashkë me kolegët e tij nga ambasada sot kanë mbajtur një minutë heshtje përpara hyrjes...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara 3 maji është shpallur Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të ngritur vetëdijen...
    Vip03 Maj 2024
    Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi dukeshim shumë të dashuruar ndërsa dolën me veshje shumëngjyrëshe për palestër, teksa shkuan për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.