×
  • Lajme
  • Lajme

    Anëtari i LDK-së thotë se kryesia e dorëhequr po përpiqet t’ia imponojë partisë kryetarin e ri

    FrontOnline
    18 Shkurt 2021

    Anëtari i LDK’së, Naser Rugova, thotë se përkundër dorëheqjes së Isa Mustafa, kryesia e LDK’së po mundohet të imponojë një kryetar të vetin. Humbja e  madhe në zgjedhjet e 14 shkurtit ka bërë që brenda këtij subjekti të kërkohen zgjedhje të reja.

    Rugova thotë se vetëm një proces demokratik, me garë të hapur dhe me shumë kandidatë, është zgjidhja e vetme për të dalur nga kriza.

    “Këto ditë, kryesia në dorëheqje po përpiqet ta imponojë kandidatin e vet për Kryetar të ardhshëm. D.m.th, përkundër katastrofës zgjedhore, akoma vazhdohet me idetë e klaneve dhe dallavereve.”, ka shkruar ai.

    “Kryetari i ri duhet të vijë vetëm nga baza dhe atë nëpërmes një gare vërtet demokratike, me shumë kandidatë dhe vetëm me votë të fshehtë”, shtoi Rugova.

    LDK pësoi humbjen më të thellë në histori të saj si subjekt politik më 14 shkurt ku mori rreth 13% të votave.

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kujtuar 32 civilët e fshatit Nabërgjan të Pejës, që u vranë nga forcat serbe 25...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se pagat në sektorin publik dhe atë privat mbetën më...
    Kronika01 Maj 2024
    Një zyrtare policore nga Rahoveci, është larguar nga shtëpia e saj të dielën. Të marten, ajo u raportuar e zhdukur nga familjarët....
    Të tjera
    Opinione01 Maj 2024
    Nga: Daniel Michaels / The Wall Street Journal (titulli origjinal: NATO Prepares to Face Russia – and Problems of Its Own) Trupat...
    Sport01 Maj 2024
    Komisioni i Garave i Federatës së basketbollit të Kosovës ka publikuar dënimet për ndeshjet e treta të serisë gjysmëfinale të playoffit në...
    Lajme01 Maj 2024
    Gjenerali Fadil Hadërgjonaj, i njohur me nofkën “Bjeshka” i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Kryediplomati evropian, Josep Borrell ka deklaruar se Ballkani Perëndimor, Turqia, Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia kanë një dritare historike mundësish për të lidhur...
    Lajme01 Maj 2024
    Pal Lekaj, deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) njëherit edhe anëtar në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, për FrontOnline...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, njëherit anëtar në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, Ferat Shala për FrontOnline thotë se Qeveria e Kosovës e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.