×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    NATO: Tërheqja nga Afganistani varet nga talebanët

    FrontOnline
    18 Shkurt 2021

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të mërkurën se tërheqja e trupave të aleancës nga Afganistani do të jetë e “kushtëzuar”.

    Gjatë një takimi virtual me udhëheqësit e NATO-s, Stoltenberg tha se talebanët duhet të “përmbushin kushtet” duke ulur dhunën dhe duke i dhënë fund mbështetjes për “grupet ndërkombëtare terroriste si al Qaida.”

    Ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare në NATO po takohen virtualisht në një konferencë dy-ditore për të diskutuar një seri çështjesh me të cilat përballet aleanca. Diskutime të hollësishme do të zhvillohen të enjten rreth statusit të 2,500 trupave amerikane dhe 7,000 forcave të tjera të koalicionit në Afganistan.

    Talebanët paralajmëruan NATO-n përmes një deklarate të shtunën kundër “vazhdimit të lutës” për të cilën thanë ata se, nuk i sherben interesave të asnjërës palë të përfshirë në konfliktin 20-vjeçar.

    “Kushdo që kërkon zgjatjen e luftërave dhe pushtimit do të mbahet përgjegjës për to sikurse për dy dekadat e mëparshme”,thuhej në deklaratë.

    Para takimit të së mërkurës, Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë Annegret Kramp-Karrenbauer paralajmëroi se bisedimet e paqes nuk kanë përparuar aq sa të mundësojnë tërheqjen e trupave të NATO-s.

    “Kjo nënkupton se duhet të përgatitemi për ndryshimin e situatës së sigurisë dhe një kërcënim në rritje për trupat ndërkombëtare dhe ushtarët tanë”, tha ajo përmes një deklarate.

    Ish-Presidenti Donald Trump ra dakord me talebanët vitin e kaluar që trupat amerikane të largoheshin nga Afganistani deri majin e vitit 2021 në shkëmbim të kushteve ku përfshihej ndërprerja e lidhjeve me al-Qaidën dhe fillimi i bisedimeve të paqes me qeverinë afgane.

    Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se administrata e tij do ta rishikojë marrëveshjen, ndërsa Pentagoni akuzon talebanët se kanë dështuar të përmbushin angazhimet për të zvogëluar dhunën.

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Maj 2024
    Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba përshëndeti lidhjet me Serbinë, ndërsa njoftoi se së shpejti amabasada serbe në Ukrainë do të...
    Bota/Rajoni14 Maj 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka realizuar një vizitë të papritur në Ukrainë në mes të një ofensive të re ruse....
    Bota/Rajoni14 Maj 2024
    Në Turqi 577 persona janë arrestuar të martën nën dyshimin e lidhjeve me predikuesin Fetullah Gulen të cilin presidenti Rexhep Tajip Erdogan...
    Të tjera
    Lajme14 Maj 2024
    Zv.ministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, njofton se as sot aplikimi i Kosovës në KiE nuk u vendos në agjendën e...
    Bota/Rajoni14 Maj 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka realizuar një vizitë të papritur në Ukrainë në mes të një ofensive të re ruse....
    Lajme14 Maj 2024
    Duke bërë të ditur se shqyrtimi i Kosovës në Këshill të Evropës se as të martën nuk ka arritur të jetë pjesë...
    Sport14 Maj 2024
    Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka theksuar rëndësinë e fitores kundër Newcastle për përmbushjen e objektivave të skuadrës. “Djajtë e Kuq”...
    Lajme14 Maj 2024
    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron për vizitë zyrtare në Katar, në Doha, ku po merr pjesë në Forumin...
    Lajme14 Maj 2024
    Analisti politik, Gazmir Raci, për FrontOnline ka komentuar datat e mundshme për shkuarjen në zgjedhje. Ai deklaron se nëse ka kohezion politik...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.