×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Rezultati i LDK-së në këto zgjedhje ishte më i rëndi në histori

    FrontOnline
    17 Shkurt 2021

    Kanadidati për deputetë nga radhët e LDK’së, Lumir Abdixhiku tha se rezultati i partisë së tij në këto zgjedhje ishte më i rëndi në histori, dhe ky është një mesazh për reflektim.

    Abdixhiku përmes një postimi në Facebook tha se rruga përpara s’është e lehtë, por këtë rrugë, LDK’ja ka për ta gjetur, shkruan Gazeta Express.

    “Tani që rezultatet nga terreni më vijnë, s’kam se si të mos falenderojë sërish, për të tretën herë rradhazi e me të njëjtën madhësi, votuesit e mi. Numrin e bëjmë ne. Por kjo ka pak rëndësi. Fare madje. Rezultati për ekip, për LDK-në, pa befasi ishte i rëndë – më i rëndi në histori. Mesazhi ishte i qartë e i zëshëm, ai thërret për reflektim. Kush s’e dëgjon harrohet; dhe këtë s’mund ta kemi më alternativë”, tha Abdixhiku.

    Ai madje tha se ndryshimi pas përgjegjësisë ka nisur dhe s’ka gjë që e ndalë atë tashmë.

    “Rruga përpara s’është e lehtë, por këtë rrugë LDK ka për ta gjetë. Ajo do të jetë rrugë e drejtë, siç na takon për atë që përfaqësojmë. Pa improvizime më; me plot konsistencë. Ndryshimi pas përgjegjësisë ka nisur dhe s’ka gjë që e ndalë atë tashmë. Të njëqind mijë votuesve tanë ju faleminderit. Fituesve të zgjedhjeve urime. Kosovës gëzuar ditëlindjen.”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

    Kujtojmë se LDK’ja në këto zgjedhje pati një rënie të thellë, ku mori vetëm 13.08 përqind të votuesve.

    https://www.facebook.com/abdixhiku/posts/10158084578367759

     

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova këtë vit është e ftuar speciale në Samitin SHBA-Afrikë që po mbahet në...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të tretë. Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se po vazhdon...
    Lajme07 Maj 2024
    Për pasojat dhe simptomat nga pickimi i rriqrave është prononcuar për Front Online, infektologu Hamdi Ramadani. Ramadani ka thënë se shfaqja e rriqrave...
    Të tjera
    Vip07 Maj 2024
    Rihanna mungoi në Met Gala 2024. Pavarësisht se kishte konfirmuar se do të merrte pjesë në ngjarje, këngëtarja 36-vjeçare nuk ishte prezente....
    Lajme07 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në mbledhjen e rregullt të kryesisë të mbajtur sot, ka krijuar Shtabin Zgjedhor për zgjedhjet paramentare....
    Sport07 Maj 2024
    Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll ka zhvilluar sot (e martë) ndeshjen e tretë në kuadër të Kampionatit Mesdhetar. Në Ankara të...
    Lajme07 Maj 2024
    Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, unanimisht është vendosur që zëdhënës i LDK-së të emërohet Besian Mustafa....
    Lajme07 Maj 2024
    Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, në një prononcim për Front Online ka njoftuar se a ka filluar dezisenktimi...
    Lajme07 Maj 2024
    "Kurti duhet të kryejë detyrat e shtëpisë, dhe nuk mundet pa i kryer se pasojat janë të mëdha, gjithëpërfshirëse. Nuk është vetëm...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.