×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Hoti: Të sistemohet dokumentacioni arkivor për njerëzit që u sakrifikuan për liri

    FrontOnline
    17 Shkurt 2021

    Për nder të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës sot është hapur ekspozita “Veprimtaria atdhetare e heroit të kombit Sali Çekaj”, ku u shtrua nevoja e sistemimit të dokumentacionit arkivor në mënyrë që të prezantohet siç duhet historia e Kosovës.

    Në hapjen e kësaj ekspozite u bë e ditur se këtë vit do të fillojë ndërtimi i kullës së heroit Salih Çekaj.

    Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti tha se është e rëndësishme që të sistemohet i gjithë dokumentacioni arkivor për njerëzit që kanë sakrifikuar për lirinë. Ai tha se ndihet i nderuar të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës për veprimtarinë e Salih Çekajt jo vetëm si kryeministër, por edhe si individ.

    Lirinë që gëzon Kosova sot, Hoti tha se është meritë e heroit Salih Çekaj dhe gjithë bashkëluftëtarëve të tij.

    Hoti: Të sistemohet dokumentacioni arkivor për njerëzit që sakrifikuan për lirinë

    “20 vjet pas luftës është tepër e rëndësishme që të sistemojmë gjithë dokumentacionin e nevojshëm arkivor për gjeneratat e ardhshme, për njerëzit që kanë sakrifikuar më së shumti për lirinë të cilën e gëzojmë sot. 13 vjet prej se kemi shpallur pavarësinë dhe kur shihemi me miq ndërkombëtarë dhe kur kthehemi në Kosovë e shohim ndryshimin që ka ndodhur me kohë gjatë viteve dhe unë ndihem krenar që në mesin tonë kemi njerëz që kanë kontribuar për këtë ditë, me këtë ekspozitë… I kemi borxh këtij, familjarëve të tij, gjithë bashkëluftëtarëve për lirinë dhe pavarësinë që gëzojmë sot”, tha ai.

    Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi bëri të ditur se këtë vit do të fillojnë projektin për ndërtimin e kullës së heroit Salih Çekaj.

    Dumoshi: Sivjet fillon ndërtimi i kullës së heroit Salih Çekaj

    “Në këtë ditë pavarësie ne sot po e hapim një ekspozitë tematike falë autorëve. Njëkohësisht, si ministre e Rinisë, Kulturës dhe Sportit bëj thirrje që të angazhohemi të gjithë t’i mbledhim dokumentet, fotografitë, gjësendet tjera që ne ta prezantojmë historinë tonë. 20 vjet pas luftës ne ende nuk kemi një dokumentacion të plotë se çka ka ndodhur në Kosovën tonë… Ju njoftoj që me vendimin tim do të ndërtohet Kulla e Salih Çekajt në fshatin e tij dhe sivjet menjëherë do të fillojmë me projektin”, tha ajo.

    Ndërsa drejtori i Muzeut Kombëtar, Ajet Geci bëri të ditur se ekspozita e hapur sot është bërë nga seksioni i historisë, në mënyrë që të mos harrohet jeta dhe vepra e heroit Salih Çekaj.

    Geci: Sot nderojmë sakrificën e gjithë brezave që kanë rënë për liri

    “Organizimi i ekspozitës për veprimtarinë e heroit Salih Çekaj në 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës na nderon si institucion. Ne si Muze Kombëtar i Kosovës do të jemi çdo herë në përkrahje të vlerave të trashëgimisë tonë kombëtare dhe luftës së lavdishme të UÇK-së, sepse vetëm duke respektuar të kaluarën tonë historike, ndërtojmë të ardhmen. Sot nderojmë sakrificën e gjithë brezave që kanë rënë për liri”, tha Geci.

    Në emër të familjes Çekaj, vëllai i heroit, Musë Çekaj tha sesa më i bashkuar që të jetë kombi, aq më i fortë do të jetë.

    Çekaj: Të jemi sa më të bashkuar

    “Të jemi së bashku gjithmonë, sa më shumë të bashkuar”, tha ai.

    Ndërsa në emër të shoqatës humanitare “Salih Çeku” në Zvicër, të pranishmit i përshëndeti Xhemajl Haxhiu.

    Autorë të ekspozitës “Veprimtaria atdhetare e heroit të kombit Sali Çekaj” janë Besnik Rraci dhe Sadik Krasniqi. Ekspozita përfshinë 300 fotografi që pasqyrojnë veprimtarinë e heroit, dokumente arkivore, artistike e të tjera. Ndërsa projekti i fundit i paraparë nga këta autorë është botimi i një libri për jetën dhe veprën e Salih Çekajt./

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj në një prononcim për FrontOnline, raportin e Reporterëve pa Kufij e konsideron mesazh të keq...
    Lajme03 Maj 2024
    Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Reporterët pa kufij”, Kosova ka rënë 19 vende më poshtë...
    Lajme03 Maj 2024
    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog ka vizituar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës në Ditën Botërore të...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Profesori nga Londra Andi Hoxhaj ka deklaruar se Kosova duhet të bashkëpunojë më shumë me Britaninë e Madhe, pasi të gjitha palët...
    Lajme03 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, njëherit edhe anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, e sheh shqetësuese...
    Kronika03 Maj 2024
    Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka identifikuar dhe ndalur dy automjete në rrugën “Adem Jashari” në Gjakovë, ngasësit e të...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka njoftuar se çifti i të moshuarve është vrarë ditën e enjte me sende të forta nga persona që...
    Lajme03 Maj 2024
    Ish-ambasadori Avni Arifi, i cili për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka komentuar deklarimet...
    Lajme03 Maj 2024
    Në rigjykim i akuzuari Binak Panxha është dënuar sërish me 23 vite burgim për vrasjen e dyfishtë në Kosuriq të Pejës. Shpalljen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.