×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama: Brenda 14 muajve do të kryejmë gjithë vaksinimin antiCOVID-19

    FrontOnline
    17 Shkurt 2021

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qenë i pranishëm në stadiumin “Air Albania” ku ka parë nga afër vijimin e procesit të vaksinimit në këto ambiente.

    Rama nga aty tha se do të fillojë vaksinimi fillimisht tek të moshuarit që janë personalitet. Ndërsa më tej është shprehur se Shqipëria është gati për të firmosur marrëveshjen për sigurimin e 360.000 dozave nga AstraZeneca.

    Rama ka vijuar duke thënë se nesër nis vaksinimi anti-COVID në Vlorë ndërsa ka shtuar se brenda 14 muajsh do të kryejmë të gjithë vaksinimin anti-COVID.

    “Presim të nënshkruajmë marrëveshje për sigurimin e 360.000 dozave nga AstraZeneca. Nesër nis vaksinimi antiCOVID në Vlorë. Do të vaksinojmë personalitetet që janë të moshuar. Brenda 14 muajsh do të kryejmë të gjithë vaksinimin antiCOVID”, tha ai.

    Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu është shprehur se në spitalet Rajonale në Durrës dhe Shkodër 140 shtretër në dispozicion. Në spitalet Rajonale në Durrës dhe Shkodër sipas saj janë 20 të shtruar të infektuar me COVID. Manastirliu ka shtuar se kryeqyteti nuk ka ezauruar vendet në 4 spitalet COVID.

    “Në spitalet Rajonale në Durrës dhe Shkodër 140 shtretër në dispozicion. Në spitalet Rajonale në Durrës dhe Shkodër 20 të shtruar të infektuar me COVID . Kryeqyteti nuk ka ezauruar vendet në 4 spitalet COVID”, tregoi Manastarliu, shkruan TopChannel.

    “S’kemi pas asnjë humbje jete si rezultat i bllokimit total dhe karantinimit total. Rreth 1000 persona vaksinimi, do përfundojë këtë javë ndërkohë që po shtrihet në të gjithë rrjetin e bluzave të bardha. Sot janë prezent dhe mjekë nga mati dhe Bulqiza, nesër do jemi në Vlorë do vazhdojmë me zonën poshtë. Do vazhdojmë me një numër tjetër të moshuarish që janë e personalitete që duhet ti mbajmë sa më mirë dhe jo thjesht të kujtohemi kur vdesin e të mbajmë fjalim. Presim një konfirmim të rëndësishëm për të formalizuar 360 000 doza me Astrazenecën. Mbrëmë kemi pasur një kontakt me një shtet mik dhe përsëri edhe atu kemi shumë shpresa realiste se do kemi dhe një sasi tjetër. Mbetemi të bindur se skenari A, që do të thotë se brenda 14 muajsh të kemi kryer të gjithë procesin e vaksinimit”, tha Rama.

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Ende pa u mbajtur zgjedhjet parlamentare, më 8 maj, VMRO DPMNE-ja e ka shpallur veten fituese të këtyre zgjedhjeve, ndërsa tashmë ka...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka qëndruar për më shumë se shtatë orë në SPAK, ku është pyetur lidhur me hetimet që...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Me rastin e 20 vjetorit të raundit më të madh të zgjerimit të BE-së, flamujt e 10 vendeve që iu bashkuan Bashkimit...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Në 25 vjetorin e rënies heroike të komandantit Ilaz Kodra, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëri sot nderime dhe vendosi...
    Kronika30 Prill 2024
    Policia e Kosovës, konkretisht njësiti ILECU-FAST KOSOVA, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, ka arritur të arrestoj një person...
    Lajme30 Prill 2024
    Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë se ndjehet thellësisht i lumtur për të nderuar tre individë të cilët kontribuuan...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Me rastin e 20 vjetorit të raundit më të madh të zgjerimit të BE-së, flamujt e 10 vendeve që iu bashkuan Bashkimit...
    Sport30 Prill 2024
    Ish-sulmuesi i Arsenalit, Emmanuel Adebayor thotë se ai “nuk është një tifoz i madh” i Kai Havertzit, për të cilin ai beson...
    Sport30 Prill 2024
    Beteja mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës do të vazhdojë të mërkurën mbrëma për kualifikim në finale të “Play-off”-it në Prince Caffe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.