×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Stuhia “Medea” në Greqi, regjistrohen dy viktima

    FrontOnline
    16 Shkurt 2021

    Stuhia Medea që ka mbuluar gjatë 24 orëve të fundit gjithë Greqinë, ka krijuar mjaftë probleme në disa zona të vendit.

    Sipas mbrojtjes civile, 2 persona kanë humbur jetën.

    Viktimat janë një 56-vjeçar i cili u gjet i vdekur në stanin e tij në Kretë, si dhe një 80 vjeçar i cili u gjet i vdekur në banesën e tij në Evia.

    Ishte fat që nuk pati viktima nga rrëzimi i një peme, vetëm 50 metra larg godinës së parlamentit në sheshin Sindagma të Athinës, ndërsa probleme ka pasur me furnizimin me energji elektrike dhe ujë të pijshëm në periferi të Athinës.

    Stuhia e dëborës pritet të zgjasë për disa orë akoma, për t’i lënë stafetën temperaturave të acarta gjatë orëve në vazhdim.

    Më herët kryeministri i vendit Qiriakos Mitsotakis u kërkoi banorëve në zonat e prekura, të shmangin lëvizjet e pa nevojshme.

    Mbrojtja civile ka vënë në dispozicion ekipet e emergjencës, ndërsa gjithë bashkitë e vendit kanë hapur salla ngrohje për të pa strehët dhe emigrantë që jetojnë në qiell të hapur.

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Pavarësisht fushatave politike nga ana e Serbisë, e vendeve të tjera për të pamundësuar miratimin e rezolutës për Gjenocidin në Srebrenicë, në...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Zhytësit në Shqipëri gjetën pasditen e së hënës trupin e vajzës 8-vjeçare të Alma Arrazit, e cila dyshohet se u vetëmbyt bashkë...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Bernd Leno është zotuar se do të tentojë që të ndalojë Manchester City që të afrohet në vetëm një ndeshje larg për...
    Lajme06 Maj 2024
    Deputeti gjerman, Hartmut Ganzke, është shpallur “Qytetar Nder” i Shtimës. Çmimi iu dha atij gjatë një ceremonie solemne të Kuvendit Komunal. Njoftimi...
    Lajme06 Maj 2024
    Mëngjesin e së hënës është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmi u bë i ditur nga familjarët të cilët kanë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kujtuar profesorin Fehmi Agani, në 25 vjetorin e vrasjes së tij. Kurti tha se Agani...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Gjermania thirri për konsultime të dërguarin e saj në Moskë, pas dyshimeve se spiunët ushtarakë rusë kanë hakuar emailet e anëtarëve kryesorë...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Babai i Alma Bushati-Arrëzit, nënës e cila i dha fund tragjikisht jetës duke u hedhur nga ura e lumit Buna së bashku...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.