×
  • Lajme
  • Lajme

    Anëtari i LDK-së kërkon të ndryshohet ky nen i statutit të partisë

    FrontOnline
    16 Shkurt 2021

    Anëtari i LDK-së, Naser Rugova, thotë se njerëzit që e kanë sjell LDK-në në këtë gjendje nuk duhet të kenë as edhe një rol të vetëm në procesin e rimëkëmbjes së partisë.

    Ai kërkon shfuqizimin e nenit që kandidati për kryetar duhet të ketë përkrahjen publike të 50%+1 të delegatëve.

    “E para që duhet të bëjmë është që të shfuqizojmë nenin antidemokratik në statutin tonë (atë që kandidati për kryetar duhet të ketë përkrahjen publike të 50%+1 të delegatëve) që kjo kryesi e ka futur për të bllokuar vullnetin e lirë të anëtarësisë sonë”, shkruan ai ndër të tjera.

    Reagimi i tij i plotë:

    Shumë i zhgënjyer me kursin që po përpiqet të shtrojnë njerëzit që e sollën LDK-në në këtë gjendje të mjerueshme.

    Si nuk ju vjen pak turp? A keni ndonjë fije morali e nderi apo mendoni që duhet t’u ndjekim deri në fundin e marrëzisë së egos suaj?

    Jam kategorik dhe e di që nuk jam i vetmi. Njerëzit që e kanë sjell LDK-në në këtë gjendje nuk duhet të kenë as edhe një rol të vetëm në procesin e rimëkëmbjes së partisë!

    LDK ka ardhur në këtë gjendje si rezultat i lojërave të këtyre njerëzve, që nuk kanë vlerësuar veprimtarët dhe që partinë e kanë trajtuar si biznes privat.

    Nuk do të lejojmë më që Kryetari të zgjedhet në tavolinë, nuk do të lejojmë që Kryetar të zgjedhet dikush që përfaqëson vetëm interesa grupesh e klanesh. Mjaft më me këto eksperimente të poshtra dhe anti demokratike. Klanet dhe lojërat tuaja na kanë sjellë në këtë pikë? Çfarë doni më shumë? Doni të biem nën prag zgjedhor?

    E para që duhet të bëjmë është që të shfuqizojmë nenin antidemokratik në statutin tonë (atë që kandidati për kryetar duhet të ketë përkrahjen publike të 50%+1 të delegatëve) që kjo kryesi e ka futur për të bllokuar vullnetin e lirë të anëtarësisë sonë. Secili anëtar i LDK-së duhet të ketë të drejtë të kandidohet për Kryetar dhe votimi gjithmonë duhet të jetë i fshehur. Nuk ka rrugë tjetër. Mjaft më kemi duruar përralla me mbret të atyre që, strikt për interesa të veta, për një dekadë e kanë mbajtur peng LDK-në. Kanë shkelur aktivistat e devotshëm dhe kanë promovuar servila. Ka ardhur koha që ta themi troç dhe dështimin dhe fajtorët t’i cilësojmë me emër. Nuk mund askush të fshihet pas dorëheqjes së Kryetarit Isa Mustafa.

    Të keqen duhet ta çrrënjosim jo vetëm në qendër, por edhe degë më degë.

    Mjaft më me hi syve!

    Le të vendosë antarësia!

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka thënë se rënia e Kosovës në indeksin e lirisë së shtypit në raportin e Reporterëve pa...
    Lajme03 Maj 2024
    Zyrtari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ermal Kutllovci, me një vendim të Komisionit Disiplinor të kësaj ministre është përjashtuar nga...
    Lajme03 Maj 2024
    Asistentja parlamentare e PE-së, njëherësh avokuese e madhe e sovranitetit të Kosovës, Federica Woelk, tha se Asociacioni nuk është kusht për anëtarësimin...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    “Kurrfarë vendimi, dënim i ulët. Ky është vrasës kryesor. As hitleri se ka vra kërkon por ka qenë nxitës, njësoj edhe ky....
    Lajme03 Maj 2024
    Gjykata e ka dënuar Enver Sekiraqën me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, raporton “Betimi për Drejtësi”....
    Lajme03 Maj 2024
    Ish-presidentja, Atifete Jahjaga, ka njoftuar se me iniciativën e fondacionit që ajo drejton është siguruar një paisje Sentinel Node për Klinikën e...
    Lajme03 Maj 2024
    Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, bashkë me kolegët e tij nga ambasada sot kanë mbajtur një minutë heshtje përpara hyrjes...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara 3 maji është shpallur Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të ngritur vetëdijen...
    Vip03 Maj 2024
    Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi dukeshim shumë të dashuruar ndërsa dolën me veshje shumëngjyrëshe për palestër, teksa shkuan për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.