×
  • Lajme
  • Lajme

    Profesori amerikan ka disa porosi për Kurtin

    FrontOnline
    15 Shkurt 2021

    Profesori amerikan, Alen Ben-Meir, i cili kritikoi kreun e VV-së për bllokim të sistemit përgjatë kohës sa ky i fundit nuk pranonte mos-certifikimin si kandidat për deputet nga KQZ’ja, ka propozuar që udhëheqësia e re të fokusohen në luftimin e korrupsionit dhe përmirësimin e sektorit privat.

    Ben-Meir deklaroi se udhëheqësit e rinj të nomenklaturës së radhës duhet të fokusohen në luftimin e korrupsionit që, sipas tij, ka prekur çdo pjesë qeverisëse. Profesori amerikan këto deklarime i ka bërë me anë të llogarisë së tij në “Twitter”.

    “Drejtuesit e rinj në Kosovë duhet të angazhohen për të shkulur korrupsionin, i cili ka infektuar pothuajse çdo shtresë të qeverisë”, ka shkruar ai, teksa ka bashkëngjitur fotografinë e Kurtit e Osmanit.

    “…Si dhe pjesa më e madhe e sektorit privat dhe është e domosdoshme për të kultivuar besimin tek qeveria, për të tërhequr investime të huaja edhe në sektorin privat”, ka thënë ndër të tjera njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor.

    Ben-Meir, më herët pati kritikuar Kurtin për “bllokim të sistemit”, teksa i ka bërë thirrje kreut të VV-së për respektim të vendimeve të institucioneve të vendit.

    “Njohja e shtetit të së drejtës është shumë e rëndësishme për forcimin e demokracisë; Kurti duhet të jetë i mençur ta pranojë këtë vendim, të përpiqet të pastrojë të dhënat e tij, në vend që të përpiqet të bllokojë të gjithë sistemin”, deklaronte ai.

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Prishtina ka pesë strehimore, por vetëm dy prej tyre janë të gatshme për shfrytëzim me kapacitet për 3 mijë banorë. Prizreni i...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.