×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë disa nga komunat ku pjesëmarrja e qytetarëve nuk ka kaluar 30%

    FrontOnline
    14 Shkurt 2021

    Në disa komuna të Kosovës është regjistruar pjesëmarrje e ulët e qytetarëve ne zgjedhje.

    Madje ka disa prej tyre që pjesëmarrja e qytetarëve nuk ka kaluar as 30% deri në ora 15:00.

    Në Komunën e Gjakovës kanë votuar vetëm 27.94% apo 29 mijë e 645 qytetarë.

    Në atë të Istogut kanë votuar 12 mijë e 987 qytetarë apo 28.39%.

    Pjesëmarrje e ulët e qytetarëve është regjistruar edhe në Klinë, shkruan Front Online.

    Nga 46 mijë e 340 votues sa ka kjo kumunë deri në orën 15:00 kanë votuar vetëm 12 mijë e 396 votues apo shprehur në përqindje 26.75%.

    Vetëm 28.35% e qytetarëve kanë votuar në Komunën e Rahovecit.

    Nga 54 mijë e 341 votues sa ka kjo komunë deri në ora 15:00 kanë votuar vetëm 15 mijë e 341 qytetarë.

    Si komunë me numër të madh të banorëve llogaritet edhe komuna e Prizrenit.

    Por, edhe në këtë komunë pjesëmarrja në votime është shumë e ulët.

    Aty kanë votuar vetëm 44 mijë e 653 qytetarë nga 165 mijë e 951 votues sa ka kjo komunë apo 26.91%.

    Edhe në Junik kanë votuar vetëm 25.63% e qytetarëve apo një mijë e 309 prej tyre nga 5 mijë e 108 votues sa ka kjo komunë./Front Online.

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Shfaqja “Time”, produksion i Baletit Kombëtar të Kosovës, është shpërblyer me çmimin e parë të festivalit “Albanian Dance Competition, Creativity&Interpretation”, për koreografinë...
    Lajme01 Maj 2024
    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se vendi vazhdon të jetë në gjendje jo të...
    Lajme01 Maj 2024
    Gjatë ditës së djeshme është mbajtur një seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Aty për disa orë u diskutua për situatën...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    1 Maji - Dita Ndërkombëtare e Punës, punëtorët kosovarë i gjen me shkelje të të drejtave. Për kushte më të mira dhe...
    Lajme01 Maj 2024
    Raportuesja për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës, Dora Bakoyannis ka deklaruar se asnjë kandidati sikurse Kosovës nuk i është kërkuar...
    Sport01 Maj 2024
    Me finalet e EURO 2024, që do të nisë në më pak se 50 ditë, UEFA do të nxjerrë në shitje një...
    Vip01 Maj 2024
    Teksa Meritoni dhe Ilnisa krijuan një lidhje brenda shtëpisë së ‘BBV3’, u duk sikur familjarët e tyre jashtë nuk ishin dakort për...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Kryeministri Edi Rama garantoi sot se ky do të jetë sezoni më i pastër për ujërat larës në detet e liqenet e...
    Lajme01 Maj 2024
    1 Maji është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, datë e shenjuar për fillimin e luftës dhe organizimit. 138 vite më parë, punëtorët e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.