×
  • Lajme
  • Lajme

    Votojnë edhe banorët e Shtëpisë së Pleqve

    FrontOnline
    14 Shkurt 2021

    Të drejtën e tyre për të votuar sot e kanë shfrytëzuar edhe banorët e Shtëpisë së Moshuarve në Prishtinë. Ekipi mobil i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) po qëndron në këtë institucion që nga mëngjesi në mënyrë që t’iu jepet mundësia edhe këtyre banorëve që të votojnë.

    Përkundër tentimeve të ekipit të KosovaPress-it, për të marrë pamje dhe deklarata të ndonjërit anëtarë të ekipit mobil, këta të fundit nuk pranuan të dalin para gazetarëve.

    Në shtëpinë e të moshuarve ndodhej edhe ushtruesi i detyrës së shefit të Shërbimit Social, Bahtije Ismaili, e cila tha për KosovaPress, se procesi i votimit në këtë institucion po shkon sipas të gjitha rregullave antiCOVID.

    Ajo tha se aty do të votojnë 39 banorë, aq sa edhe ishin në listën e certifikuar.

    Ismaili: Të drejt vote kanë 39 banorë të Shtëpisë së Pleqve

    “Situata ka qenë shumë e mirë, shumë e qetë. Të drejtë vote kanë pasur… 39 persona, në përjashtim dy ose tri që s’kanë dashur me votu. Të tjerët kanë votu krejt. Gjendja ka qenë e mirë. Ekipet mobile janë ende në institucion dhe gjithçka po shkon me rregull”, tha ajo.

    Ismaili thotë se pandemia e ka vështirësuar procesin e votimit, porse përkundër kësaj gjithçka po shkon sipas rregullave.

    Ismaili: Po bëjmë maksimumin që gjithçka të shkojë mirë

    “Pandemia e ka vështirësu (procesin zgjedhor) por për momentin të gjithë janë negativ, gjendja është e qetë, është stabile. Për këtë arsye po e bëjmë maksimumin… vetëm të jenë ata mirë”, u shpreh ajo.

    Në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë kanë të drejt vote 39 persona, ku për t’iu dhënë mundësinë e ushtrimit të kësaj të drejte aty po qëndron ekipi mobil i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Në emisionin “Canapé” të enjten, ish-deputeti Daut Haradinaj kritikoi ashpër përdorimin e termave “Prindi 1” dhe “Prindi 2” në dokumentet zyrtare, duke...
    Lajme27 Shtator 2024
    Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar sot të dyshuarin F.S. Policia ka njoftuar se arrestimi i tij është bërë pasi që...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti, gjatë ditë së tretë të qëndrimit në New York, takoi sekretarin e shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pietro...
    Të tjera
    Lajme27 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili i tha qeverisë së...
    Lajme27 Shtator 2024
    Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak, ka shkruar për takimin që pati me kryeministrin e vendit, Albin...
    Bota/Rajoni27 Shtator 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike në Shqipëri, Ervin Salianji u vetëdorëzua këtë të premte në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Në një prononcim...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kosova dhe Lituania kanë ndërtuar një partneritet të fuqishëm, duke u përqendruar veçanërisht në forcimin e bashkëpunimit në fusha kyçe si siguria,...
    Lajme27 Shtator 2024
    Një kamp edukativ dhe shkëmbyes idesh me tema nga trashëgimia kulturore në mes të rinjve nga Kosova dhe Mali i Zi u...
    Sport27 Shtator 2024
    Njëri ndër basketbollistët më të mirë që ka shkelur në parketet kosovare, Drilon Hajrizi ka qenë kryetemë gjatë ditëve të fundit. Shumë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.