×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Prishtinës: Mirëmbajtja e rrugëve po bëhet pandërprerë, kemi angazhuar 9 operatorë

    FrontOnline
    14 Shkurt 2021

    Pas kritikave të shumta për moslargimin e borës nga rrugët e Prishtinës dhe fshatrat përreth, ka reaguar Drejtoresha e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Komunën e Prishtinës, Medina Braha.

    Sipas saj rrugët po pastrohen pandërprerë, teksa thotë se në process janë angazhuar 9 operatorë, 6 operatorë për pjesën urbane dhe 3 për atë rurale.

    Tutje, Braha thotë se “ me këto temperatura të ulëta ndikimi i kripës është minimal”.

    Deklarata e saj e plotë:

    Mirëmbajtja e rrugëve dhe trotuareve është bërë pandërprerë gjatë tërë ditës e natës së djeshme dhe po vazhdon edhe sot.

    Kemi qenë vazhdimisht në koordinim me KKZ duke lehtësuar shpërndarjen e materialeve në vendvotimet brenda komunës sonë. Veçanërisht asistim më i madh është ofruar në pjesët rurale ku reshjet kanë qenë më të mëdha. Materiali i nevojshëm për votim ka arritur me kohë në të gjitha vendvotimet atje. Njëjtë, asistimin e nevojshëm do ia ofrojmë KKZ edhe pas mbylljes së vendvotimeve.

    Kemi të angazhuar 6 operatorë për pjesën urbane dhe 3 për atë rurale.

    Mirëpo, me këto temperatura të ulëta ndikimi i kripës është minimal. Erërat e konsiderueshme poashtu e vështirësojnë gjendjen sepse e bartin një pjesë të borës së larguar përsëri në rrugë. Prandaj, bëjmë thirrje për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave për vozitje në dimër.

    Rrugët e papastruara nga bora kanë vështirësuar qarkullimin edhe në komunat e tjera të vendit.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka përkujtuar Luan Haradinajn në 27-vjetorin e rënies së tij. Përmes një postimi në...
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar akademikun, Fehmi Aganin, në 25-vjetorin e vrasjes së tij. Osmani është shprehur se forcat e...
    Kronika06 Maj 2024
    Të dielën rreth orës 19:00, në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë është arrestuar një person. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së...
    Të tjera
    Kronika06 Maj 2024
    Një person e ka sulmuar fizikisht një punëtor të një kafiteri në Dardani të Prishtinës. I dyshuari është dërguar në mbajtje. “SULM-...
    Lajme06 Maj 2024
    Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Halil Thaçi ka deklaruar për Front Online se Komisioni Hetimor nuk është menaxhuar mirë. Ai thotë se deputetët e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Arabia Saudite ka rritur çmimet e naftës së papërpunuar për shumicën e rajoneve, duke ripërtërirë frikën se konflikti Izrael-Hamas mund të zgjerohet...
    Vip06 Maj 2024
    Efi Dhedhes ka qenë e ftuar së fundmi në ‘Cherry On Top’ me moderatore Bora Zemanin. Prezantuesja ia riktheu një moment që...
    Lajme06 Maj 2024
    Derisa ishte në opozitë Lëvizja “Vetëvendosje” insistonte në themelimin e Komisioneve Hetimore Parlamentare, por prej se ka ardhur në krye të institucioneve...
    Opinione06 Maj 2024
    Shkruan: Jasmin Mujanovic Organizata ndërqeveritare Këshilli Europës këtë muaj do të marrë një vendim përfundimtar nëse do të pranojë Republikën e Kosovës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.