×
  • Lajme
  • Lajme

    Në 2020-n mbi 1 mijë ankesa pranoi IPK për policët, u suspenduan 83 prej tyre

    FrontOnline
    13 Shkurt 2021

    Anipse për vite me radhë u rendit si institucioni më i besueshëm nga qytetarët e Kosovës, ngjarjet që ndodhën së fundi brenda PK-së bëri që ky besim të ketë një luhatje të madhe.

    Video-incizimet e publikuara ku zyrtarët policorë shiheshin duke përdorur dhunë fizike e psiqike ndaj disa qytetarëve, bëri që të ketë edhe reagime nga më të ndryshmet lidhur me këtë çështje.

    Por pavarësisht kësaj,janë një zinxhir organesh të hetuesisë të cilat merren me këto zhvillime të cilave më pas u jepet drejtimi i duhur.

    Lajmi.net ka kontaktuar Inspektoratin Policor të Kosovës të cilët kanë bërë të ditur se gjatë vitit që lamë pas, saktësisht në vitin 2020 IPK ka pranuar dhe administruar gjithsej 1 mijë e 658 ankesa, prej të cilave 17 informata.

    Prej këtyre ankesave, 1 mijë e 71 apo 64.60% e numrit të përgjithshëm të pranuara në IPK janë kualifikuar se përmbajnë elemente të përfshirjes së punonjësve policor në shkelje disiplinore dhe se të njëjtat janë proceduare në Divizionin e Hetimeve të Brendshme dhe Verifikimin e të Kaluarës në kuadër të Policisë së Kosovës.

    “Pjesa tjetër (574 ankesa) janë kualifikuar si ankesa që përmbajnë elemente të përfshirjes së punonjësve policor në vepra penale. Këto ankesa janë proceduar në Departamentin e Hetimeve të IPK-së për trajtim/hetim të mëtejmë”, u tha në përgjigjen e IPK-së.

    Gjithashtu nga inspektorati kanë deklaruar se në vitin që lamë pas është evidentuar ngritje e numrit të përgjithshëm të ankesave në drejtim të zyrtarëve policor për 15%.

    Madje një nga arsyet që çoi në rritjen e numrit të ankesave ishte situata e pandemisë, ku shumë prej qytetarëve të revoltuar u ankuan për gjobitjen që iu bë për mos-vendosje të maskës apo mos-respektimit të masave të tjera të vendosura në bazë të ligjit antiCOVID.

    “Ngritja e numrit të ankesave është rezultat i ngritjes së besueshmërisë së qytetarëve tek IPK por edhe për shkak të pandemisë e shkaktuar nga virusi Covid-19 dhe zbatimin e masave për parandalimin e kësaj pandemie, siç janë vendosja e maskave, kufizimi i lirisë së lëvizjes dhe masa të tjera. Kjo ka bërë që një numër i qytetarëve të parashtrojnë ankesa për shkak të gjobave të shqiptuara nga ana e Policisë së Kosovë, duke shprehur mospajtime dhe ankesa të ndryshme për veprimet e policisë”, u tha tutje në përgjigje.

    Përpos ankesave të pranuara, Inspektorati Policor i Kosovës në vitin e kaluar ka proceduar me kallëzim penal në Prokurorinë e Shtetit gjithsej 82 raste.

    Në vitin 2020 IPK-ja ka realizuar gjithsej 32 arrestime të punonjësve policorë të dyshuar për vepra penale dhe gjashtë qytetarë të dyshuar (të cilët kanë qenë të përfshirë në veprimtari penale në rastet ku janë hetuar punonjësit e PK-së). Gjithashtu janë rekomanduar 83 suspendime dhe një transferim.

    Ndryshe në Policinë e Kosovës së fundi pati disa aplikime radhazi, e ku këtij institucioni së fundi iu bashkëngjiten shumë të rinj kosovarë që do jenë pjesë e këtij institucioni në shërbim të qytetarëve.

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Lajme28 Shtator 2024
    Në forumin “Prishtina 2030: Mundësitë e rritjes së biznesit dhe zhvillimit ekonomik përmes Lojërave Mesdhetare”, të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane, kryetari...
    Lajme28 Shtator 2024
    Edhe disa kryetarë të komunave të Kosovës nuk e shohin të arsyeshme deklarimet nga MASHTI se komunat nuk kanë kërkesa për ndërtimin...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot një pjesë të fjalimit të tij në mbledhjen e Kombeve të Bashkuara në Nju...
    Të tjera
    Lajme28 Shtator 2024
    Gjatë ditës së djeshme, Prokuroria Themelore e Pejës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, zhvilluan një aksion të madh anti-drogë. Në këtë...
    Sport28 Shtator 2024
    Të dielën vazhdon kampionati i Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut me ndeshjet e javës së shtatë. Edhe këtë javë do...
    Lajme28 Shtator 2024
    23 mijë konsumatorë në veri të vendit furnizohen me energji elektrike, por një përqindje e vogël e tyre e paguajnë atë. Kështu...
    Lajme28 Shtator 2024
    Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë(MASHTI) ka fajësuar kryetarët e Komunave për mos dorëzimin e kërkesave për ndërtimin e çerdheve. Në një...
    Lajme28 Shtator 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka komentuar premtimin e Lumir Abdixhikut, kryetar i LDK-së, për pampersa dhe qumësht falas deri në një...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Kryeministrit Edi Rama ndodhet sot në SHBA në aktivitetin e organizuar për kontributin dhe vlerësimin e Shqipërisë dhënë për strehimin dhe mbrojtjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.