Një person është gjetur pa shenja jete në fushë në fshatin Milloshevë të Komunës së Obiliqit.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se trupi i pajetë është identifikuar edhe nga familjarët.
“Fsh. Milloshevë, Obiliq 12.02.2021-17:0. Një mashkull kosovar ka raportuar se në fushë, kishte hasur në një person të shtrirë. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës dhe është identifikuar nga familjarët trupi të pajetë. Viktima është raportuar si person i zhdukur me 09.02.2021 në Vushtrri. Me vendim të prokurorit trupi pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raporton e Policisë./Front Online/