×
  • Lajme
  • Lajme

    Lumezi kërkon angazhim në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

    FrontOnline
    12 Shkurt 2021

    Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mbajtur kolegjium me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive themelore, Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Kryeprokurorin e Prokurorisë së Apelit si dhe Kryesuesin e Këshillit Prokurorial.

    Me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës, Kryeprokurori Lumezi ka kërkuar nga të gjithë kryeprokurorët dhe prokurorët angazhim maksimal në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

    Më qellim të ruajtjes së integritetit së këtij procesi, Kryeprokurori i Shtetit ka caktuar 88 prokurorë të cilët do të jenë të angazhuar ditën e zgjedhjeve në nivel vendi, në mënyrë që të sigurohet një proces i drejtë dhe ligjor, me ç’rast ka paralajmëruar se do të ndërmerren të gjitha masat në mënyrë aktive dhe pa vonesë ndaj atyre që bien ndesh me dispozitat e Kodit Penal, lidhur me veprat penale kundër të drejtës së votimit dhe të gjitha format e tjera të krimit që ndërlidhen me procesin zgjedhor.

    Ndërkaq, pjesë thelbësore e këtij takimi ishte edhe prezantimi i Planit të Punës së Prokurorit të Shtetit për vitin 2021, ku në mënyrë specifike janë paraqitur objektivat e përgjithshme dhe ato me prioritet, me anë të të cilave synohet avancimi i punës së institucionit të Prokurorit të Shtetit.

    Në këtë kontekst, Kryeprokurori Lumezi ka vënë theksin në trajtimin me prioritet të një grupi të veprave penale, veçmas luftimit të korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve ekonomike, krimeve të luftës, krimeve kibernetike, dhunës në familje, dhunës ndaj fëmijëve dhe asaj në baza gjinore si dhe rasteve të cenimit të votës.

    Po ashtu, çështje më interes të veçantë në këtë takim ishte aplikimi i ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale, ku është kërkuar angazhim më i madh dhe proaktiv i kryeprokurorëve dhe prokurorëve që krahas ngritjes së akteve akuzuese të gjurmohet dhe identifikohet edhe pasuria që dyshohet të jetë fituar me anë të veprave penale.

    Lidhur më këtë, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga kryeprokurorët edhe zbatimin e udhëzimeve të detyrueshme, në mënyrë që të ngritët efikasiteti në luftën kundër korrupsionit, krimeve ekonomike, krimit të organizuar dhe krimeve tjera, njëkohësisht të shënohet progres në rritjen e shkallës së sekuestrimit në funksion të konfiskimit përfundimtar të aseteve të fituara me vepër penale.

    Gjithashtu, Kryeprokurori i Shtetit, ka kërkuar nga të gjithë kryeprokurorët që të avancohet llogaridhënia dhe profesionalizmi i punës së prokurorive që ata drejtojnë, të zbatohet në përpikëri rregullorja e re e vlerësimit të performancës së prokuroreve, si dhe të rritet transparenca duke komunikuar dhe bashkëpunuar me mediat dhe shoqërinë civile në mënyrë që të fuqizohet besimi i publikut në institucionin e Prokurorit të Shtetit.

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme22 Shtator 2024
    Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër më 23 shtator në orën 11:00. Ky do të jetë rendi i ditës:...
    Lajme22 Shtator 2024
    Pas kërkesës gjermane për heqjen e masës për produktet serbe nga ana e Republikës së Kosovës, paqartësitë rreth pozicionit të Prishtinës zyrtare...
    Lajme22 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se për të ishte një nder dhe kënaqësi të mbante fjalimin kryesor në ceremoninë e diplomimit programi...
    Të tjera
    Lajme22 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka vizituar sot mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një postim...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Social Demokratët (SPD) e kancelarit gjerman Olaf Scholz dukej se do t’i shmangeshin të djathtës ekstreme në zgjedhjet shtetërore në Brandenburg të...
    Lajme22 Shtator 2024
    Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se nesër nga ora 11:00 do të fillojë qarkullimi i autobusit të brenduar me logon...
    Lajme22 Shtator 2024
    Ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli, është ndjerë krenarë që ka takuar në rrugët e New York-ut dy policë shqiptarë, njëri nga Deçani...
    Sport22 Shtator 2024
    Pas humbjes nga Monaco në Ligën e Kampionëve, Barcelona i është kthyere fitoreve. Katalonasit e kanë mposhtur në udhëtim bindshëm Villarealin prej...
    Lajme22 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, thotë se kjo parti me strukturat e saj në Gjermani po mobilizohet për zgjedhjet e 9 shkurtit....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.