×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermania mbyll kufirin për rajonet e dy shteteve shkaku i varianteve të reja të virusit

    FrontOnline
    12 Shkurt 2021

    Gjermania do ta ndalojë hyrjen e njerëzve nga disa rajone të Republikës Çeke dhe Tirolit të Austrisë për shkak të rritjes së numrit të rasteve të varianteve të reja të koronavirusit, tha të enjten ministri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer.

    “Shtetet e Bavarisë dhe Saksonisë sot i kërkuan qeverisë që t’i klasifikojë Tirolin dhe rajonet kufitare të Republikës Çeke si zona me mutacione të virusit dhe që të zbatojë kontrolle kufitare”, tha ministri Seehofer për të përditshmen gjermane, “Sueddeutsche”.

    “Për këtë është arritur pajtueshmëri me kancelaren dhe zëvendëskancelarin”, shtoi ky ministër, duke thënë se masat e reja do të fillojnë të zbatohen të dielën, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

    Në fund të janarit, Gjermania i ndaloi shumicën e udhëtarëve nga vendet e klasifikuara si zona të mutacionit ose vende të goditura më së shumti nga variantet e reja dhe më ngjitëse të virusit.

    Nga rregullat e reja do të bëhet përjashtim vetëm për disa raste , përfshirë gjermanët që kthehen në atdhe dhe punëtorët e sektorëve të rëndësishëm, siç janë mjekët.

    Gjermania ka shënuar rënie të numrit të rasteve të reja pas dy muajve të masave të rrepta të izolimit, përfshirë mbylljen e shkollave, restoranteve dhe shumicës së dyqaneve. Megjithatë, kohëve të fundit janë shtuar shqetësimet shkaku i numrit të lartë të rasteve në vendet e rajonit.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Maj 2024
    Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u tha gazetarëve të martën se sulmi ajror i së...
    Bota/Rajoni28 Maj 2024
    Një deputet francez i krahut të majtë, i cili valëviti një flamur palestinez në dhomën e ulët të Asamblesë Kombëtare të vendit,...
    Bota/Rajoni28 Maj 2024
    Ministrat e mbrojtjes të Bashkimit Evropian po mbajnë një takim në Bruksel, në përpjekje për të miratuar miliarda euro ndihmë ushtarake për...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2024
    Kryeministri hungarez Viktor Orban ishte lideri i parë i një vendi të Bashkimit Evropian që u takua fizikisht me presidentin rus që...
    Lajme29 Maj 2024
    Ftohtësia e mureve të dhomës, që dikur ushtonte prej të qeshurave, zbardh dhe terron ditët e Milihate Coklit. Në secilën qoshe të...
    Lajme29 Maj 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin në Kanal10, ka rrëfyer se si vendosi t’i bashkohet parisë...
    Lajme29 Maj 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim...
    Lajme29 Maj 2024
    Lëvizja Vetëvendosje i ka reaguar Lidhjes Demokratike të Kosovës për hezitim për shkuarje në zgjedhje të parakohshme. Përmes një statusi në Facebook,...
    Lajme29 Maj 2024
    Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka deklaruar për Front Online se përfshirja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në zgjedhjet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.