×
  • Lajme
  • Lajme

    Profesori amerikan: Partitë politike në Kosovë nuk po tregojnë si do ta stimulojnë ekonominë

    FrontOnline
    10 Shkurt 2021

    Profesori amerikan dhe eksperti i Ballkanit, Alon Ben-Meir nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka kritikuar partitë politike në Kosovë të cilat nuk po shpalosin qartë planet e tyre ekonomike nëse udhëheqin me qeverinë.

    Ben-Meir ka pyetur se çfarë do të bëjnë partitë politike për ta stimuluar ekonominë kur në Kosovë shkalla e papunësisë varion nga 25 deri në 30 për qind, shkruan lajmi.net.

    Ai ka pyetur se si do të modernizohet sektori i prodhimit, si do të riorganizohet tregtia, çfarë do të bëhet me energjinë dhe me pasuritë minerale në Kosovë.

    “Meqenëse ekonomikisht Kosova vuan nga papunësia e lartë që varion nga 25 deri në 30 për qind, çfarë lloj programi zhvillimi kanë ndonjë nga partitë garuese për të stimuluar ekonominë? Si planifikojnë ata të modernizojnë sektorin e prodhimit në vend? Si do ta riorganizojnë tregtinë? Çfarë hapash do të ndërmarrin ata për ta bërë vendin energjikisht të pavarur? Dhe sa në mënyrë efektive mund të përdorë Kosova burimet e saj natyrore, veçanarisht argjendin, plumbin dhe një mori mineralesh, për të siguruar një fitim neto nga tregtia e tyre dhe përfundimisht ta bëjnë Kosovën të pavarur nga ndihma e huaj e cila zakonisht vjen me vargje të bashkangjitura?”, shkruan Ben-Meir.

    Partitë politike në Kosovë nuk kanë paraqitur planprogramet e tyre të detajuara lidhur me qeverisjen e tyre në rast se do t’i fitojnë zgjedhjet.

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.