×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Britani, deri në 10 vjet burg për ata që thyejnë masat antiCOVID

    FrontOnline
    09 Shkurt 2021

    Duke filluar nga java e ardhshme, shkeljet e përsëritura të rregullave të reja të përforcuara anti-COVID të vendosura për udhëtarët në Britaninë e Madhe mund të kenë edhe pasoja penale.

    Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock e shpjegoi këtë, duke njoftuar dënime deri në 10 mijë funte për ata që shkelin rregullat dhe deri në 10 vjet burg për përsëritësit e veprave penale. Udhëtarët që vijnë nga 33 vende ,të cilëve u kërkohet të izolohen në hotel do të tarifohen me 1750 funte për ushqim, akomodim, transport dhe testim.

    Hancock paralajmëroi se njerëzit që përpiqen të shmangin rregullat e karantinës në hotel mund të përballen me 10 vjet burg.

    Udhëtarët që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk i nënshtrohen një testi të parë do të gjobiten me 1 mijë funte dhe nëse nuk arrijnë të kryejnë testin e dytë do të gjobiten me 2 mijë funte. Ndërsa të gjithë ata që nuk vendosen në karantinë në hotelin e caktuar mund të gjobiten me 10 mijë funte.

    Dhe në fund, kushdo që siguron informacion të rremë në një formular për ndjekjen e pasagjerëve, ose që nuk zbulon se ata kanë qenë në një vend të “listës së kuqe” 10 ditë para se të mbërrinin në Britaninë e Madhe, mund të dënohet deri në 10 vjet burg.

    Qeveria ka nënshkruar një kontratë me 16 hotele, fillimisht për 4 600 dhoma. Udhëtarët duhet të qëndrojnë në dhomat e tyre dhe nuk mund të përzihen me të tjerë. Do të ketë siguri për të garantuar që të izoluarit të jenë në përputhje me rregullat, theksoi Hancock.

    Përveç kësaj, nga 15 shkurti kushdo që mbërrin në Britani të Madhe duhet t’i nënshtrohet testeve PCR në ditën e dytë dhe të tetë të mbërritjes, si dhe duhet të paraqesë një test negativ kur niset. Nëse ata janë pozitivë, ata do të duhet të qëndrojnë në karantinë për 10 ditë të tjera./A2

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Ditën e sotme (7 maj), kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat e qeverisë dhe...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, reshje lokale në zonën qëndrore. Era do të...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Dyshohet se një grua bashkë me tre fëmijet e saj, janë hedhur në ujërat...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa të dhëna lidhur me vrasjet në Kosovë nga viti 2021 deri në vitin 2024,...
    Lajme07 Maj 2024
    Sot në Strasburg pritet të takohen zëvendësministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës. Sipas njoftimit në faqen e Këshillit...
    Lajme07 Maj 2024
    Sot do të jetë një ditë e ngjeshur për komisionet parlamentare, pasi që parashihet të mblidhen pesë sosh. Komisioni për Mbikëqyrjen e...
    Lajme07 Maj 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim...
    Lajme07 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas Instituti Hidrometeorologjik, temperaturat...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Dyshohet se një grua bashkë me tre fëmijet e saj, janë hedhur në ujërat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.