×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shifra të qëndrueshme të pandemisë në Europë

    FrontOnline
    07 Shkurt 2021

    Kjo javë po mbyllet me shifra të qëndrueshme të pandemisë së koronavirusit nëpër Europë.

    Franca mban numrin më të lartë të infektimeve ditore, ndërsa Britania e Madhe, atë të viktimave. Ashtu si e gjithë java edhe ky 24-orësh po shfaq shifra të qëndrueshme të pandemisë së koronavirusit nëpër Europë.

    Infektimet janë të qëndrueshme në Francë në kuotat e 20 mijë rasteve ditore, ndërsa shifrat e viktimave janë më të ulëta krahasuar me nivelet e larta të shënuara më herët. Ky vend prin për shifrat e infektimeve mes shteteve më të populluara të kontinentit, por ka numrin më të ulët të vdekjeve ditore mes tyre.

    Ekspertët e virologjisë thonë se varianti britanik i koronavirusit po përshpejton përhapjen në këtë vend, ndërsa autoritetet pritet të zgjasin afatin e pushimeve dimërore për të shmangur një bllokim të tretë kombëtar si masë për frenimin e përhapjes së COVID-19.

    Rënia e qëndrueshme e numrit të infektimeve dhe vdekjeve ditore në Gjermani i ka vënë autoritetet në dilemë, të lehtësojnë masat apo të vazhdojnë ti ashpërsojnë për të frenuar një tjetër rritje të tyre.

    Këtë fundjavë, Greqia vendosi sërish masa bllokuese për 10 ditë në qytetet e mëdha si Athinë e Selanik.

    Ndërsa Izraeli pritet t’i lehtësojë ato pavarësisht infektimeve të larta, me shpresën se ritmet e shpejta të vaksinimit do të japin efekte pozitive.

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Aeroporti Costa Smeralda i Olbias në Itali u mbyll pasi një avion i vogël përfundoi jashtë pistës. Sipas asaj që raportojnë mediat...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi një kërkesë tjetër të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Ministri i ri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka falënderuar Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.