×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rusia shpall diplomatët europianë „persona të padëshiruar”

    FrontOnline
    06 Shkurt 2021

    Diplomatët e dëbuar nga Rusia akuzohen, se kanë marrë pjesë në demonstratat për kritikun e Kremlinit Alexej Navalny. Të prekur janë edhe diplomatë gjermanë.

    Ministria e Jashtme ruse njoftoi, se ka shpallur „persona të padëshiruar” diplomatë nga Gjermania, Polonia dhe Suedia, pasi ata kanë marrë pjesë në „protestat ilegale” të opozitës kundër arrestimit të kritikut të qeverisë Alexej Navalny. Atyre u është kërkuar që „në një ardhme të afërt” të largohen nga Rusia. Ministria nuk deklaroi numrin e saktë të diplomatëve të dëbuar. Ministria e Jashtme në Moskë i akuzon diplomatët, se kanë marrë pjesë në demonstratat më 23 janar në Shën Peterburg dhe në Moskë. Rusia një veprim të tillë e konsideron si të „papranueshëm dhe jo në përputhje me statusin diplomatik”.

    Qeveria gjermane reagoi ashpër: „Ne e konsiderojmë të pajustifikueshëm dëbimin dhe besojmë, që ky është një tjetër aspekt se Rusia është shumë larg shtetit ligjor sikurse po vërehet aktualisht”, tha kancelarja Angela Merkel para gazetarëve në Berlin. Ministri i Jashtëm Heiko Maas tha, se dëbimi „nuk është aspak i justifikueshëm” dhe i dëmton edhe më tej raportet e Rusisë me Europën. “Nëse Federata Ruse nuk e rimendon këtë hap, ai nuk do të mbetet pa përgjigje”, deklaroi Maas, shkruan DW.

    Ministria e Jashtme në Berlin ndërkohë e ka thirrur ambasadorin rus për një „bisedë urgjente”. Sekretari i shtetit Miguel Berger „i ka bërë të qartë qendrimin gjerman” ambasadorit rus Sergej Netshajev, thuhet më tej. Edhe Polonia e ka thirrur ambasadorin rus në Varshavë. Ministria e Jashtme e Suedisë i komunikoi Moskës, se e konsideron këtë qendrim tërësisht të paargumentuar.

    Në protestat pa leje në janar në mbarë vendin morën pjesë dhjetëra mijëra vetë. Pas protestave pati arrestime të mijëra vetëve. Maas tha, se diplomati i prekur gjerman, ka qenë në vendin e ngjarjes duke kryer detyrën e informimit me mjete ligjore lidhur mbi zhvillimet, sikurse është e parashikuar në Marrëveshjen e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

    Marrëdhëniet mes Moskës dhe vendeve të BE-së janë të rënduara që nga viti 2014 pas aneksimit të Krimesë. Tensionet u shtuan edhe më shumë prej rastit Navalny. Kritiku më i ashpër i presidentit Vladimir Putin në mes të janarit pas kthimit nga kurimi në Gjermani u arrestua në Moskë dhe më pas u dënua me disa vite burgim. Ai qëndroi në Gjermani për trajtim mjekësor pas një sulmi me lëndë toksike, për të cilin ai bën përgjegjëse qeverinë ruse.

    Ndërkohë i Ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme Joseph Borrell ndodhet për një vizitë disa ditore në Moskë. Lidhur me rastin Navalny, Borrell gjatë një bisede me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov u shpreh se marrëdhëniet europiano-ruse kanë rënë në “nivel të ulët”. Të dyja palët megjithatë shprehën vullnetin për vazhdimin e dialogut. Borrell mësoi për dëbimin e diplomatëve europiane gjatë kohës që ishte në takim me Lavrovin. Ai e dënoi ashpër këtë hap.

    Të martën (02.02) një trup gjykues në Moskë vendosi që dënimin me kusht për Navalyn nga viti 2014 ta kthejë në dënim me burgim mbi 2 vjet. Të premten (04.02) Navalny sërish doli para gjyqit për një tjetër proces: 44 vjeçarin e akuzojnë, për shpifje ndaj një veterani të luftës. Opozitarin edhe në këtë rast e kërcënon një dënim me disa vjet burgim.

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Në një operacion të përbashkët me policinë gjermane dhe franceze, autoritet spanjolle kanë çmontuar një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës me...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Gratë me rrezik mesatar të kancerit të gjirit duhet të bëjnë një mamografi çdo dy vjet duke filluar nga mosha 40 vjeç,...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj mori pjesë në inaugurimin e murales që evokon epokën e artë të Skënderbeut dhe inauguroi ndërtesën e...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Sipas presidencës,...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë pasdites vizitoi Shkollën e Mesme, “Xhevdet Doda” në...
    Lajme02 Maj 2024
    Besnik Tahiri nga AAK-ja thekson se Asociacioni nuk është parakusht në raportin i cili është miratuar në Asamblenë Parlamentare. Tahiri për “Front...
    Sport02 Maj 2024
    Marquinhos, kapiteni i Paris Saint-Germain, foli për mediet në fund të gjysmëfinales së parë të Champions League, të cilën ekipi i Enrique-s...
    Lajme02 Maj 2024
    Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës thotë për Front Online se është e paqartë nëse draft-Asociacioni është kusht apo jo për...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se Qeveria Kurti nuk e respekton opozitën e Kuvendit të Kosovës. Ai ka deklaruar se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.