×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Larguam ndikimin rus dhe të Lindjes nga Kosova

    FrontOnline
    06 Shkurt 2021

    Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, edhe në Han të Elezit ka përsëritur se ka një plan ambicioz për Kosovën duke kërkuar nga qytetarët që t’ia vazhdojnë kontratën si kryeministër edhe për një mandat katërvjeçar.

    Simpatizantët që ia brohorisnin emrin e tij, Hoti i quajti “të zjarrtë” derisa tha se është mirë që të ketë më pak njerëz të tubuar për të respektuar masat kundër pandemisë, njofton Klan Kosova.

    Hoti e nisi fjalimin duke numëruar sfidat e shumta që i shkaktoi pandemia dhe u ankua se gjeti shumë telashe nga qeveria ku ishte zëvendëskryeministër.

    “Si shtet ne kemi specifika më ndryshe për shkak të kapaciteteve shëndetësore dhe si ekonomi, megjithatë dhe me krejt vështirësitë i kemi dalë zot thuajse secilës familje përmes pakove ekonomike, të cilat ishin më të mëdhatë në rajon”.

    Por, Hoti tha se këto sfida ishin më të vogla në krahasim me detyrën e madhe që kishte, sipas tij, mbrojtjen e shtetit.

    “Sfidat e pandemisë s’kanë qenë të vetmet, kryesorja ishte mbrojtja e shtetit. Besoj që ia kemi dalë me i vendos partneritetet me miqtë ndërkombëtarë duke larguar ndikimin rus dhe të Lindjes në Kosovë dhe regjion. Ky ka qenë qëllimi i Marrëveshjes së ËashingoKëtë ka mundur të bëjë vetëm LDK-ja me burrat dhe gratë e saj. LDK e ka marrë vendin me bllokadë, me sanksione, të bllokuar në të gjitha proceset. Për gjashtë muaj e kemi kthyer në normalitet. Kush kish mund me bë këtë përveç LDK-së?”.

    Hoti foli edhe për bizneset duke thënë se Hani i Elezit është një portë e rëndësishme për Kosovën.

    “Këta të tjerët promovojnë parulla dhe taksa progresive për bizneset, sepse bizneset i shohin si oligarkë, se si me ju ra në qafë duke iu dërguar inspektorë, por ne i shohim si mundësi për zhvillim të shtetit dhe jo si opsion për me iu ra në qafë. Inspektori kurrë s’do të shkojë te biznesi, por biznesi te Administrata Tatimore. Ky është plani ynë”.

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Kori “Siparantum” nën dirigjimin e Memli Kelmendit ka arritur të fitojë vendin e parë në kategorinë G në “European Festival for Young...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjendja me mbeturinat në këtë qytet është shqetësuese. Ai tha se Ferizaj...
    Lajme27 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën e Dialogut të Sigurisë në Budapest të Hungarisë. Aty ai...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Në Gjakovë sot është zbuluar pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi – Muzeu Historik 1999. Të pranishëm në...
    Lajme27 Prill 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka kritikuar ashpër VV-në për sabotimin e punës së Komisionit Hetimor Parlament për Rezervat...
    Lajme27 Prill 2024
    Koordinatorja për Zhvillim e OKB-së, Arnhild Spence, ka lavdëruar procesin e regjistrimin të popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Ajo ka...
    Vip27 Prill 2024
    Rihanna shfaqi dekoltenë e saj me një fustan ngjyrë rëre në një event të lançimit të markës së saj Fenty Beauty në...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Ukrainën si një mburojë kundër synimeve të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, tha të shtunën ministri...
    Lajme27 Prill 2024
    Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, në një intervistë për libero ka rrëfyer për vitet e luftës në Kosovës. Ai ka treguar se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.