×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj në Kamenicë: Përfundimi i autostradës së Anamoravës, prioritet i Qeverisë sime

    FrontOnline
    05 Shkurt 2021

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, ka mbajtur tubim elektoral në Kamenicë, ku ka shpalosur planin e PDK-së për Rimëkëmbje.

    Hoxhaj ka thënë se kanë paraparë 500 milionë euro mbështetje për ndërmarrjet e vogla, të mesme e të mëdha, për të tejkaluar krizën e shkaktuar nga pandemia.

    “Ne për ndërmarrjet e vogla, për ndërmarrjet e mesme, për ndërmarrjet e mëdha e kemi ndarë një buxhet, i cili e kap shumën prej 500 milionë. Një fond prej 500 milionë eurosh, ku ne do të ndihmojmë të gjitha ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha, në formë të grantit. Granti sjellë mjete që nuk kthehen prapa, me qëllim që këta realisht të zhvillojnë ekonominë tonë, me qëllim që këta të rrisin ekonominë tonë. Ne nuk mund të rrisim territorin tonë, por ne mund të rrisim ekonominë, mirëqenin tonë dhe të krijojmë vende të reja të punës”, ka thënë ai.

    Kandidati i PDK-së për kryeministër është zotuar se në Qeverinë e udhëhequr nga PDK-ja do të ketë rritje pagash dhe pensionesh për të gjitha kategoritë.

    Teksa ka folur për arsimin, Hoxhaj ka rikujtuar problemet që kanë pasur nxënësit në komunën e Kamenicës, ku ka thënë se veprimet që ka ndërmarrë kryetari i kësaj komune në mbylljen e shkollave kanë dëshmuar dështimin e Lëvizjes Vetëvendosje. Në raport me këtë, Hoxhaj është zotuar se do të ketë shkollë kudo që ka nxënës.

    Në Kamenicë, ai ka folur edhe për ndërtimin e autostradës së Anamoravës, përfundimin e së cilës, qeveria e tij thotë se do ta ketë prioritet.

    “Autostradën do ta kemi prioritet të dorës së parë sapo të bëhem kryeministër, që kjo pjesë e Kosovës të lidhet në mënyrë të mirëfilltë me qendrën, por mbi të gjitha të shërbejë edhe Kamenica, edhe Gjilani, edhe Vitia, si zonë që kufizohet edhe me shqiptarët e Maqedonisë, por edhe me shqiptarët e Luginës së Preshevës, si një zonë e përbashkët e zhvillimit”, ka thënë ai.

    Hoxhaj ka theksuar se me të në krye të ekzekutivit, prioritet do të jetë ruajtja e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian./FrontOnline/

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se sa i përket aktakuzës të ngritur nga autoritetet e Kosovës për sulmin e armatosur...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kuvendi ka njoftuar se nesër do të mbahet seancë plenare nga ora 10:00. Ky është rendi i ditës: 1.    Miratimi i procesverbaleve...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) të mërkurën (11 shtator) ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 personave të tjerë...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Komuna e Istogut ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të ketë rritje të lëvizjeve të trupave dhe automjeteve...
    Lajme11 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka ironizuar Vetëvendosjen dhe deputetin e saj, Mefail Bajqinovcin, përmes një shkrimi...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ndaj 45 personave të dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit është ngritur sot aktakuzë nga Prokuroria Speciale. Lidhur me këtë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se nesër do të organizojë një ceremoni e cila i dedikohet shkatërrimit të armëve të konfiskuara. Në...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se deri tani i kanë nënshkuar katër marrëveshje me...
    Sport11 Shtator 2024
    Vetëm një muaj pas përfundimit të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, Distria Krasniqi po vazhdon rrugën për medalje tjera olimpike. Puna tani më...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.