×
  • Lajme
  • Lajme

    Daka: Jam bërë personaliteti më i urryer i këtij shteti

    FrontOnline
    05 Shkurt 2021

    Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sërish ka pasur përplasje mes kryetares së KQZ-së, Vladete Daka dhe anëtarit të LVV-së në këtë komision Sami Kurteshi.Deri te përplasja erdhi pasi që Kurteshi kërkoi që data 13 shkurt të jetë afati i fundit për pranimin e votave nga diaspora.

    “Po kërkoj që data 13 shkurt ora 19:00 të caktohet si momenti i fundit ku pranohet posta nga mërgata”, ka thënë Kurteshi.

    Pas kësaj ka reaguar kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka e cila ka thënë se është aprovuar një plan operacional dhe se në bazë të kësaj data e fundit për pranimin e votave nga diaspora është 12 shkurti.

    “E kemi aprovuar një plan operacional, dhe si i tillë është paraparë që data e fundit kur mund të pranohen pakot nga mërgata janë 12 shkurti, 24 orë para zgjedhjeve.

    Kush mendon që ua kemi shkel të drejtën për të votuar mund të ankohen në PZAP”, ka thënë Daka.

    Pas kësaj ka reaguar sërish Kurteshi e cili e quajti këtë si “ramje nën brezë”.

    I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Dakës, e cila tha se që tri javë është ajo personi që ka marrë ramje nën brezë. “Unë jam tu marr ramje nën brezë që tri javë. Që tri javë rresht jam emri jem nuk zbret nga faqet e mediave. Që tri javë jam bërë personaliteti më i urryer i këtij shteti, duke ju falënderuar disa personaliteteve të caktuara”, tha Daka.

    Rame Lahaj, ambasador i VISA Infinite kartelës së Bankës TEB
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se me vëmendjen e duhur të shtetit, shkohet drejt zbulimeve të reja arkeologjike. “Arkeologjia si asnjëherë...
    Lajme08 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë disa foto nga ceremonia e zbulimit të shtatores së ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova. Shtatorja u...
    Lajme08 Shtator 2024
    Dega e PDK-së në Zvicër ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Kryesisë, në të cilën u krijua Shtabi Zgjedhor për zgjedhjet parlamentare...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar se në ekipin e saj të ri me mandat pesëvjeçar...
    Lajme08 Shtator 2024
    Agjencia e lajmeve “Reuters” ka shkruar një artikull për bllokimin e pikave kufitare Serbi-Kosovë, përcjell Gazeta Online Reporteri.net. Në artikull thuhet se autoritetet kosovare...
    Lajme08 Shtator 2024
    Daut Haradinaj nga AAK është shprehur i kënaqur nga qeverisja e kryetarit në Rahovec, Smajl Latifi. Ai krahas një video që postuar...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    17 mjete lundruese janë bllokuar në Shqipëri, për shkak se lundronin jashtë kufirit të lejuar dhe se rrezikonin sigurinë e pushuesve. Sipas...
    Lajme08 Shtator 2024
    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka shënuar përvjetorin e 33 të të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut me një status në...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Lulzim Basha ka zgjedhur të reagojë përmes një shkrimi në Facebook për Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku kryeministri prezantoi ekipin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.