×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kurti pret që Lëvizja Vetëvendosje t’i ketë më shumë se 61 deputetë

    FrontOnline
    05 Shkurt 2021

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit garon në listën e Vetëvendosjes, kanë takuar sot qytetarët e Obiliqit, të cilëve u kanë premtuar qeverisje të drejtë, e pa korrupsion në qeverisjen katërvjeçare.

    Kurti ka shfaqur pritjet e tij që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje t’i ketë më shumë se 61 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

    Kurti e Osmani kanë ecur përgjatë sheshit të Obiliqit, dikush atyre u ofroi edhe ushqim të cilin Kurti e pranoi menjëherë. Ai tha Lëvizja Vetëvendosje do të dalë e para në garën e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

    “Fitorja jonë kësaj radhe nuk është vetëm të dalim të parët, se ne do të dalim të parët, nuk ka kush tjetër del i pari. Ne duhet qe më 14 shkurt në mbrëmje kur komisionarët tanë i sjellin rezultatet nga vendvotimet, te thuhet që Lëvizja Vetëvendosje numri jonë, e i juaji, 127 i ka mbërri mbi 61 deputetë”, ka thënë Kurti.

    Para shtatores së dëshmorit Aziz Zhillivoda, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani tha se ka ardhur koha të harrohen politikanët qe i harrojnë qytetarët me përfundimin e procesit zgjedhor.

    “Ju lus që të gjithë ata që i njihni, qytetarë të Obiliqit apo qyteteve të tjera t’u tregoni që e kemi shansin historik ta kthejmë Kosovën tonë të dashur në rrugë të drejtë, me një qeverisje të pastër, me një qeverisje me njerëz të ndershëm, të cilët fjalën e dhënë para jush e konsiderojnë të shenjtë dhe nuk e shkelin kurrë. Ju e dini që ne nuk jemi të tillë që ju harrojmë sapo të mbyllen kutitë e votimit, janë të tjerë ata që thonë qytetarët nuk vendosin. Ka ardhur koha përfundimisht më 14 shkurt t’i jepni shansin e vërtetë, shansin historik një qeverisje që do të udhëhiqet nga kryeministri ynë”, ka thënë Osmani.

    Ndërkohë Kurti përsëriti se zgjedhjet e 14 shkurtit janë referendum.

    “Shteti i pavarur i Kosovës për të qenë i qëndrueshëm ka nevojë për drejtësi dhe punësim, andaj unë bashkë me zonjën presidente Vjosa Osmani, 110 kandidatë gjithsej jemi duke i prirë këtij ndryshimi, i cili do të jetë fitore e madhe për të gjithë juve, pa e diskriminuar asnjërin”, ka thënë ai.

    Kurti ka thënë se drejtësia e punësimi janë fjalë kryesore që do ta kthejnë në koncept, projekte dhe ligje. Sipas Kurtit, me Vetëvendosjen në qeveri nuk do të ketë korrupsion, por zhvillim ekonomik e punësim sidomos për të rinjtë dhe gratë.

    Pas marshimit në shesh, Kurti e Osmani kanë takuar edhe disa të rinj në Obiliq.

    Rame Lahaj, ambasador i VISA Infinite kartelës së Bankës TEB
    Nga Rubrika
    Lajme15 Shtator 2024
    Tre persona janë arrestuar dje më 14 shtator në kuadër të operacionit “Kolonia” në Fushë Kosovë dhe Prishtinë, për substanca të dyshuara...
    Lajme15 Shtator 2024
    Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se brenda shtat muajve të këtij vit është vërejtur një rënie e ndjeshme në numrin...
    Lajme15 Shtator 2024
    Është ekstraduar nga Italia, shtetasi i Shqipërisë Agron Tufa, i dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje. Në vijim të...
    Të tjera
    Vip15 Shtator 2024
    Ka vdekur sot nëna e këngëtares Mihrije Braha. Artistja këtë e bëri me anë të një njoftimi në rrjete sociale, duke e...
    Bota/Rajoni15 Shtator 2024
    Shanghai ndaloi lidhjet e transportit, tërhoqi anijet dhe mbylli pikat turistike, duke përfshirë Shanghai Disney Resort të dielën, ndërsa po përgatitej për...
    Sport15 Shtator 2024
    Nëse përmendet një trajner i suksesshëm, sigurisht që të gjithëve na shkon mendja te Driton Kuka. Trajneri kosovar i xhudos ka arritur...
    Bota/Rajoni15 Shtator 2024
    Shërbimet e urgjencës po mbështesin mbrojtjen nga përmbytjet në Evropën Qendrore dhe Lindore pasi reshjet e rrëmbyeshme frynë lumenjtë dhe dëmtuan mijëra...
    Lajme15 Shtator 2024
    Shkalla e lartë e importit dhe prodhimi i vogël vendës po shihet me shqetësim nga ekonomistët kosovarë. Ata i fajësojnë institucionet e...
    Lajme15 Shtator 2024
    Megjithatë nga MASHT-i kanë fajësuar Komunat për mos aplikimin e ndonjë kërkese për ndërtimin e çerdheve. “Ndërtimi i çerdheve nuk mund të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.