×
  • Lajme
  • Lajme

    Shami të kuqe pranë shtatoreve të heronjëve, vëllau i Hakif Zejnullahut i reagon ashpër VV-së

    FrontOnline
    05 Shkurt 2021

    Mëngjesin e sotëm në sheshin e dëshmorëve në Podujevë, në tytat e shtatoreve të heronjëve të kombit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Ilir Konushevci e Edmond Hoxha janë vendosur shirita të kuq.

    Bajram Zejnullahu, vëllai i heroit Hakif Zejnullahu, përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj këtij veprimi të Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Kjo sjellje e këtyre personave është e papranueshme për familjarët e heronjëve dhe bashkëluftëtarët e tyre. Heronjët mbesin dhe janë ata të cilët me kontributin e tyre sot edhe e festojmë lirinë.”, ka shkruar ai.

    Zejnullahu ka thënë që ky veprim asocon me kohën e komunizmit dhe çdo keqpërdorim me heronjtë dhe shtatoret e tyre është i papranueshëm dhe duhet të dënohet.

    “Shiritat e kuq më shumë na kujtojnë kohën e komunizmit dikur, kur të njejtit njerëz me brohoritje e pritnin Titon rrugëve me duartrokitje”, ka shkruar Zejnullahu.

    Lëvizja Vetëvendosje nga e marta ka filluar vendosjen e shiritave të kuq nëpër qytetet e Kosovës./FrontOnline/

    The Victor vjen me këngë të re “Got U”
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    Të hënën, 9 shtator, do të mblidhet kryesia e kuvendit, ku në rend dite janë katër pika. Në njoftim, bëhet e ditur...
    Lajme08 Shtator 2024
    Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës pritet të shtohen, duke sjellur rrebeshe lokale...
    Lajme08 Shtator 2024
    Operacioni i kërkim – shpëtimit për turistin lituanez do të vazhdojë edhe nesër. Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv kryetari i Shoqatës...
    Të tjera
    Lajme08 Shtator 2024
    Të dielen u shënua nata e tretë dhe e fundit e festivalit të rrushit Hardh Fest. Me sloganin “Për kokërr t`qefit”, këtë...
    Lajme08 Shtator 2024
    Kanë vite që nuk kanë bërë ndryshime në ambientet e brendshme, por këtë vit, SHFMU “Pavarësia” po detyrohet të krijojë disa aneks...
    Vip08 Shtator 2024
    Mozzik dhe Lotina Haziri prej një kohë të gjatë e kanë bërë publike lidhjen e tyre, duke u bërë kështu një çift...
    Lajme08 Shtator 2024
    Para një muaji Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ia anuloi ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa pjesën e vendimin që...
    Sport08 Shtator 2024
    Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë nesër (e hënë) ndeshjen e dytë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. ‘Dardanët’ do...
    Lajme08 Shtator 2024
    Një zjarr i ndezur në lagjen Taukbahçe të Prishtinës ka bërë që ambienti në atë zonë të ndotet. Tymi i madh ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.