×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të njihen votat për Albin Kurtin? Flasin nga KQZ-ja

    FrontOnline
    05 Shkurt 2021

    Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë në konfuzion se a do të mund ta votojnë Albin Kurtin në zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Front Online.

    Kjo për shkak që i njëjti nuk është certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi Gjykata Kushtetuese ia ka ndaluar kandidimin për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Në Lëvizjen Vetëvendosje vazhdimisht po deklarojnë që qytetarët mund ta votojnë edhe numrin 1 në listë të cilës i prin Kurti, ani pse një gjë e tillë i është ndaluar.
    Lidhur më këtë çështje Front Online ka kërkuar përgjigje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se çka do të ndodhë me fletëvotimet nëse qytetarët votojnë edhe numrin 1 në listë të VV-së.

    Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, për Front Online ka thënë se votat për kandidatët e subjekteve politike, të cilët nuk janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, nuk do të hyjnë në formularët e rezultateve të kandidatëve.

    “Ligji për zgjedhjet e përgjithshme, i ndryshuar në vitin 2010, ka qartësuar mënyrën e votimit. Sipas nenit 110, paragrafi 4, votuesi pajiset me një fletëvotim në zgjedhje dhe a). e shënon atë me votën për një subjekt politik, dhe b) mund që po ashtu të shënojë atë me vota për deri në 5 kandidatë nga lista e subjektit politik. Ndërsa, në paragrafin 5 theksohet se “nëse një fletëvotim shënohet për më shumë se 5 kandidatë, atëherë numërohet vetëm vota e hedhur për subjektin politik”. Pra, votuesi duhet të zgjedhë vetëm 1 subjekt politik dhe më së shumti 5 kandidatë nga ai subjekt politik”, ka deklaruar Elezi.

    Pas përfundimit të votimit, anëtarët e Këshillit të vendvotimit, të cilët përfaqësojnë subjektet politike, numërojnë fillimisht votat për subjektet politike, duke krijuar dëngje me votat e vlefshme për secilën prej tyre. Pas këtij procesi, Këshilli i vendvotimit numëron pjesën tjetër të fletëvotimit: votat e kandidatëve.

    “Këto të dhëna paraqiten në Fletat llogaritëse të kandidatëve (FLLK) për secilin fletëvotim. Në këto fleta paraqiten të dhënat për çdo numër. Pas kësaj, bëhet bartja e totalit të votave për secilin kandidat të certifikuar. Pra, nëse një subjekt politik ka të certifikuar 4 kandidatë dhe në fletëvotim janë shënuar 5 numra, në FLLK evidentohen këto 5 shënime, por ato nuk barten të gjitha në formularët e rezultateve të kandidatëve. Në këta formularë bartën vetëm votat e kandidatëve të certifikuar”, ka thënë Elezi, për Front Online.

    Liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, i është ndaluar kandidimi për deputet me vendim të Gjykatës Kushtetuese, pasi sipas aktgjykimit të plotë të këtij institucioni u ndalohet të gjithë atyre që janë të dënuar në tre vjetët e fundit me vendim të formës së prerë të kandidojnë për postin e deputetit./Front Online/

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Pas lirimit të Fredi Belerit nga burgu, Greqia i ka vënë Shqipërisë një tjetër kusht që të mos pengojë rrugën e anëtarësimit...
    Lajme09 Shtator 2024
    Në ish-komunën paralele të Mitrovicës Veriore është ngritur flamuri i Kosovës, një hap kyç në procesin e integrimit të veriut në institucionet...
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova ka arritur të shënojë edhe golin e katërt ndaj Qipros, në kuadër të Ligës së Kombeve. Ishte Lumbardh Dellovan që realizoi...
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova ka shënuar golin e tretë ndaj Qipros, në kuadër të Ligës së Kombeve. Ishte Albion Rrahmani që realizoi në minutën e...
    Lajme09 Shtator 2024
    Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka thënë se nëse partia që ai përfaqëson i fiton zgjedhjet,...
    Lajme09 Shtator 2024
    Njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj ka deklaruar për Front Online se presidentja dhe kryeministri i vendit e kanë krisur bashkëpunimin për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.