×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një i burgosur në Spitalin e Pejës

    FrontOnline
    05 Shkurt 2021

    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në orët e paradites në Spitalin e Pejës ka vdekur një i burgosur.

    Përmes, një njoftimi për media, ShKK ka bërë të ditur se i njëjti sa ka qenë në qendrën Korrektuese në Dubravë vazhdimisht ka qenë me probleme shëndetësore, përcjell Front Online.

    Njoftimi i plotë:

    Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 09:50 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri F.F viti i lindjes 1953.

    Gjatë qëndrimit të tij në Qendrën Korrektuese Dubravë vazhdimisht ka qenë me probleme shëndetësore të sistemit  kardiak dhe me aparat të mbajtjes së ritmit (peace maker), me sëmundje të sistemit urinar dhe në dializë për një kohë të gjatë.

    Tërë kohën ka qenë i shtrirë në Stacionarin e Burgut dhe kohë pas kohe, sipas nevojës dhe rekomandimeve të specialistëve edhe në QKUK dhe në SP në Pejë.

    Nga data 05.01.2021 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është hospitalizuar në  Repartin Kirurgjik të Spitalit Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë.

    Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore./FrontOnline/

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë...
    Lajme03 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar për gjuhën e përdorur nga deputeti Dimal Basha në studiot e RTK, duke e...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.