×
  • Lajme
  • Lajme

    Sejdiu: Përveç Aleancës, partitë tjera kanë broshura jo programe

    FrontOnline
    05 Shkurt 2021

    Mbrëmë në emisionin Rubikon ka qenë i ftuar kandidati për president të Kosovës Ramush Haradinaj si dhe kandidatët për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, Ermira Vllasaliu Ratkoceri  dhe Fatmir Gashi.

    Ata diskutuan gjër e gjatë për plan programin e AAK-së si dhe prioritet e tyre si parti.

    Programin e AAK-së e vlerësoi lartë eksperti i ekonomisë Dardan Sejdiu, ku tha prej programeve që i kemi pa deri më tash është se partitë tjera kanë broshura e jo programe.

    ‘Prej programeve që i kemi pa deri më tash më i përpiluar thelbësisht është ai i AAK-së. Nuk po i qesim në anë të barabartë programet, nëse e shohim programin e LDK-së, çka na ka prezantuar në studio, mund të themi se ka qenë një broshurë dhe jo program. Kurse, sot çka shoh te pjesa e ekonomisë, te kapitulli i dytë, ndihma për qytetarë, subvencionim për çerdhe, ndihma për gra të cilat e kanë humbur vendin e punë, pra shoh elemente të cilat as që i kishin prekur LDK-ja’, ka thënë Sejdiu.

    ‘Kam thënë edhe me konkurrentët e juaj, në emisionet e kaluara se unë e vlerësoj kur një subjekt politik prezanton program politik në përbërje serioze. Pra, kur e merr prezantimin e programit si një diçka që që është me vlerë dhe për këtë vlerë vjen një ish kryeministër lider partie dhe vjen me tre persona që janë kandidat për deputet ku secili kanë vlerë për fushat e tyre si dhe përvojë. Për mendimin tem kjo është për t’u vlerësuar. Pra, po e them edhe një herë, që shpresoj që të gjitha subjektet politike ta bëjnë të njëjtën gjë’, shtoi Sejdiu.

    Ai po ashtu tha se programi i AAK-së është i elaboruar mirë, pasi që sipas tij nëse një program publik, nuk i ka përgjigjet për pyetjet, si, kur edhe sa, nuk është i rëndësishëm, e që në këtë rast programi në fjalë e ka një përbërje të tillë.

    ‘Sa i përket pjesës së ekonomisë e shoh që ky program është i elaboruar, ku e  ka edhe pjesë si , kur dhe sa, që për mua janë të rëndësishme. Kështu që një program që ka në vete politika publike, dhe nuk ju përgjigjet këtyre tri pyetjeve është ose i mangët ose është vështirë me lyp llogari. Ndërsa, programi i Aleancës, kështu siç është paraqitur mua më lë përshtypje, sepse ka një analizë të situatës ku politikisht është korrekte’, ka thënë Sejdiu.

    Ndër të tjera Sejdiu tha se Haradinaj ishte i pari që i hyri garës për president , ku i shtyu edhe Lëvizjen Vetëvendosje  që ta paraqes një kandidat për president.

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Në autostradën “Arbën Xhaferi”, në afërsi të fshatit Konjuh ka ndodhur një aksident zingjirorë, e të përfshira kanë qenë tri vetura. Siç...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se për të gjitha kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq karshi Kosovës, i njofton liderët...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka folur për kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se nesër mund ta shpallë...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka kritkuar Prokurorinë Speciale për aktakuzën për rastin Banjska, duke thënë se është vonuar. Ai tha...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena...
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj  ka deklaruar se shtatorja e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, do të vendoset...
    Sport12 Shtator 2024
    Arijanet Muric është pika e fortë e Kosovës tani e gjashtë vite, pasi ai me pritjet e tij i ka dhënë shumë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.