×
  • Lajme
  • Lajme

    Valbon Krasniqi zgjedhet drejtor i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar

    FrontOnline
    04 Shkurt 2021

    Valbon Krasniqi është përzgjedhur drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

    Krasniqi është zyrtarizuar sot në këtë pozitë nga Komisioni vlerësues i kryesuar nga kryetari i Bordit Drejtues të këtij institucioni, Dr. Xhevat Jakupi.

    “Komisioni vlerësues për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), bazuar në Ligjin 06/L-114 për Zyrtarët Publikë dhe legjislacionin tjetër në fuqi,  ka shpallur rezultatet e konkursit për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së. Procesi ka qenë transparentë dhe në të kanë marrë pjesë përfaqësuesi  nga shoqëria civile, Shoqata për të drejtat e pacientëve, përfaqësuesi i Federatës Sindikale të Shëndetësisë”, thuhet në njoftim.

    Krasniqi është zgjedhur në këtë detyrë me 91.2 pikë nga testi dhe intervista. Kandidati tjetër Dr. Basri Lenjani është renditur i dyti me 75.6 pikë.

    Në këtë garë kanë qenë edhe Gani Halilaj i cili nuk ka marr pjesë në test dhe intervistë, ndërsa nga konkursi janë tërhequr kandidatët Saudin Maliqi dhe Driton Ukmata./Front Online/

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti tha se policia dhe inteligjenca kanë mundësuar dështimin e qëllimeve të grupeve që në kufi me Kosovën,...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    KurtiKryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se vizitat në komunat veriore nuk bëhen kundër askujt, por ato janë të domosdoshme për...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    1 mijë e 607 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 38...
    Kronika11 Shtator 2024
    Shtëpia e një burri në fshatin Dobërqan të Gjilanit është bastisur nga njësia policore. Gjatë kontrollit, policia njofton se ka gjetur dhe...
    Kronika11 Shtator 2024
    Një burrë në Podujevë ka njoftuar policinë se kishte pranuar një thirrje telefonike kërcënuese nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut. Sipas...
    Kronika11 Shtator 2024
    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    I nominuari i republikanëve për kandidat presidencial, Donald Trump, dhe kundërshtarja e tij demokrate, nënpresidentja Kamala Harris, morën pjesë në debatin e...
    Kronika11 Shtator 2024
    Një burrë në Prizren ka njoftuar policinë se ka hasur në një kuti metali ushtarake, brenda së cilës kishte disa krehër me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.