×
  • Lajme
  • Lajme

    350 pacientë me kancer në Kosovë coronavirusin e kaluan si infeksion të zakonshëm

    FrontOnline
    04 Shkurt 2021

    Nga COVID-19 në Kosovë janë prekur edhe 350 pacientë të cilët vuajnë edhe nga kanceri, megjithatë këta pacientë e kaluan atë si një infeksion të zakonshëm.Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi në një deklaratë për Telegrafin, ka thënë se përkundër pandemisë COVID-19, kanë arritur të ofrojnë shërbime për të gjithë pacientët.

    “Krahasuar me vitin 2019 është ulje e rasteve me kancer për 15 për qind, kjo është rezultat i pandemisë, vonesës së procedurave diagnostikuese të sëmundjeve malinje, ky numër nuk do të thotë se është real, pasi që sëmundja është në mesin tonë, por nuk është zbuluar me kohë. Mendoj që trendi që ka filluar në janar të vitit 2021 tregon që ka tendencë me u ngrit, sikurse që ka qenë në vitet paraprake, por ne shpresojmë që ky numër të mos shkojë shumë, dhe të mos kalojë ato të vitit 2019, ku ne kemi regjistruar 1600 raste të reja për një vit”, është shprehur ai.

    Kurtishi theksoi se gjatë vitit 2020 kanë ofruar rreth 400 mijë shërbime në Klinikën e Onkologjisë.“Gjatë periudhës së pandemisë, Klinika e Onkologjisë ka punuar dhe ka dhënë të gjitha shërbimet e veta, ka dhënë shërbime me kimioterapi dhe në shërbimin e radioterapisë, dhe këto shërbime kapin një shifër gati 400 mijë shërbime të ndryshme në Onkologji. Furnizimi me ilaçe ka qenë relativisht i mirë, ku gjatë pjesës më të madhe të vitit, ilaçet kanë qenë në dispozicion dhe shërbimi i radioterapisë ka ofruar shërbimet e veta, me ndonjë pengesë ndonjëherë që kanë mundur të ndodhin në aparate”, tha mes tjerash ai për Telegrafin.

    Duke folur për trajtimin e pacientëve që vuajnë nga sëmundjet malinje, Kurtishi pohoi se rreth 350 prej tyre kanë qenë të prekur edhe nga COVID-19.
    “Së paku 300 – 350 pacientë kanë pasur edhe infeksion me coronavirus, pra këta pacientë kanë qenë në tretman në Onkologji, të gjithë e kanë kaluar si një infeksion të zakonshëm, në përjashtim të disa rasteve të cilët kanë kërkuar hospitalizim në klinikën Infektive, ose të Pulmologjisë. Të gjithë e kanë tejkaluar infeksionin”, sqaroi Kurtishi.

    Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, tha se tashmë ofrojnë shërbime edhe për trajtimin e tumoreve në organet gjenitale.“Për herë të parë ofrohet shërbimi i Brahiterapisë, përkundër pandemisë ne kemi arritur që të aktivizojmë një metodë të re të trajtimit të tumoreve në organet gjenitale. Vitin 2021 do të kemi ilaçe shtesë, që do ta lehtësojnë trajtimin e sëmundjeve malinje”, potencoi ai.Ndryshe, sot shënohet Dita Botërore Kundër Kancerit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), çdo vit miliona njerëz vdesin nga kanceri, shumica në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë...
    Lajme03 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar për gjuhën e përdorur nga deputeti Dimal Basha në studiot e RTK, duke e...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.