×
  • Lajme
  • Lajme

    Rakiq: Besoj se KFOR-i s’do të lejojë më shkuarjen e Osmanit dhe Kurtit në veri

    FrontOnline
    03 Shkurt 2021

    Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka thënë se shpreson që fushata zgjedhore e cili nisi sot të kalojë në atmosferën më të mirë.

    Ai për Radio Televizionin e Serbisë duke komentuar vizitën e ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti të shtunën në veri theksoi se pret nga KFOR-i që siç tha ai ” të mos lejojë përsëritjen e situatave të tilla”.

    “Një provokim si ai në Mitrovicën e Veriut gjatë ardhjes së paparalajmëruar të Kurtit dhe Osmanit, më shqetëson mua, si dhe qytetarët. Unë besoj se KFOR nuk do të lejojë që situata të tilla të ndodhin përsëri”, tha Rakiq.

    Ai mes tjerash vlerësoi se zgjedhjet e 14 shkurtit, janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të ardhmen e serbëve në Kosovë.

    Rakiq deklaroi se zgjedhjet në Kosovë nuk janë kurrë të zakonshme për serbët, mbi të gjitha, se siç tha ai “lufta për mbrojtjen e interesave ka qenë dhe do të jetë plot sfida”.

    Fillon zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 2, mirëpritet me duartrokitje nga publiku në studio
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar kërcënimet e Aleksander Vuçiqit për pushtimin e Kosovës dhe reagimin e kryeministrit Albin Kurti. Ajo...
    Lajme14 Shtator 2024
    Nga “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, Time Kadrijaj ka folur për Front Online lidhur me kërkesën e deputeti Bekim Haxhiu për tërheqjen...
    Lajme14 Shtator 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk ka asnjë investim kapital i përfunduar nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti....
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin...
    Vip14 Shtator 2024
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Sidomos në Instagram, ajo ndan momente...
    Lajme14 Shtator 2024
    Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar videon e djeshme të VV-së, ku paraqitet vizita e kryeministri Albin Kurti në...
    Lajme14 Shtator 2024
    Me kërkesën e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu për tërheqjen e një pjesë të mjeteve nga Trusti Pensional, nuk po pajtohet deputeti...
    Lajme14 Shtator 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim me të cilin ka aprovuar marrëveshjen e lidhur në Qendrën e Ndërmjetësimit në mes zëvendëskryeministrit...
    Lajme14 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se në tri komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, persona të panjohur kanë vendosur posera me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.