×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pfizer do t’i dorëzojë 200 milionë doza vaksinash anticovid SHBA-së

    FrontOnline
    03 Shkurt 2021

    Pfizer pritet të dorëzojë 200 milionë doza të vaksinës kundër COVID në Shtetet e Bashkuara deri në fund të majit.

    Sipas CNN, fillimisht kompania kishte planifikuar të dorëzonte 200 milionë doza deri më 31 korrik, por CEO i Pfizer, Albert Bourla tha javën e kaluar se priste që prodhimi i kompanisë të ishte para afatit për dy muaj.

    “Në SHBA ne kishim premtuar të siguronim 100 milionë doza deri në fund të tremujorit të parë dhe do të jemi në gjendje të sigurojmë 120 tani. E njëjta gjë është me tremujorin e dytë. Ne po planifikonim t’i siguronim ato deri në 200 milionë doza deri në fund të tremujorit të dytë, në të vërtetë fillimin e tretë. Tani për tani, ne do të jemi në gjendje të sigurojmë 200 milion doza dy muaj më parë”, tha Bourla.

    Administrata e presidentit, Joe Biden gjithashtu ka njoftuar se do të blejë 100 milionë doza shtesë nga kompania. Që nga 31 janari, Pfizer thotë se ka furnizuar SHBA-të me 20 milionë doza. Sipas Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve, janë administruar 17,364,398 doza të vaksinës Pfizer.

    /Top Channel/

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në periferi të Tiranës. Siç bën me dije policia, rreth orës 19:20, në...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Të paktën 56 persona kanë humbur jetët si pasojë e përmbytjeve që kanë prekur shtetin jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul....
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Zyrtarëve të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara u është dashur të ndalojnë ndërtimin e një skele që lehtëson dërgimin e ndihmave humanitare...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.